Translate

Reklama

Thursday, September 5, 2019

Nuk ja paguan rrogat, shkupjani ia djeg pronarit makinën “BMW X6”



Më 3.9.2019-të në orën 13:45 në SPB Shkup, I.I. (51) nga Shkupi, pronar i ndërmarrjes në bulevardin “Serbia”, ka paraqitur se ish i punësuari në ndërmarrje, L.S. (56) nga Shkupi, me benzinë e ka lyer veturën e tij “BMW X6”, e cila ka qenë e parkuar përpara ndërmarrjes dhe e ka djegur, informojnë nga Policia.

Arsye për atë, sipas paraqitjes, ka qenë se pronari të punësuarit nuk ia ka paguar disa rroga. Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, ndërkaq L.S. është arrestuar në stacionin policor për ta pastruar rastin.