Virusi COVID-19 prej 4 muajsh gjendet mes njerëzve duke marrë mijëra jetë në të gjithë botën.
Pavarësisht muajve, shkalla e vdekjes nga koronavirusi është shumë i pakuptimtë, pasi ai po vepron ndryshe nëpër popuj të ndryshëm.
Sipas statistikave të para, vdekshmëria e COVID-19 është 4.5 përqind e njerëzve të prekur, pra 1 në 22 pacientë të prekur nga ky virus humb jetën.
Por në Itali, shkalla e vdekjes ka thyer rekordin duke e çuar në 11.3 përqind, duke ia kaluar edhe Kinës, vendi i origjinës së koronavirusit të ri.
Por nga ana tjetër kemi Gjermaninë, vendi në të cilin janë prekur gati 50 000 njerëz nga ky virus por kanë vdekur vetëm 300 prej tyre, pra një shkallë përqindje prej 0.62 përqind.
Edhe Anglia ka një shkallë në rritje të viktimave nga COVID-19, ku deri tani llogaritet me 5.21 përqind, pra 759 vdekje nga 14.579 raste të konfirmuara.
Ekspertët theksojnë se shkalla e vdekjes ka shumë lidhje me testimin, pra nëse bëhen shumë teste, kapen më shumë të prekur nga virusi dhe llogjikisht numri i të shëruarëve do të jetë shumë më i lartë se sa i të vdekurve, duke ndryshuar shifrat.
Gjermania është një ndër vendet më të përgatitura për këtë virus, i cili fillimisht mori shumë jetë në Kinë.
Jo vetëm që kanë një sistem spitalor dhe mjekësor shumë të përgatitur, por testimi në masë të njerëzve ka bërë që shifrat të mbahen pozitive, dhe vdekjet realisht janë shumë të pakta.
Sipas ekspertëve, Italia e cila ka kaluar shifrën e 9 000 viktimave, dhe me teste në shifra rekord, lidhet me popullsinë e cila është më e moshuara në Europë dhe me përhapjen në masë.
Sipas statistikave, nëse të moshuarit preken nga COVID-19 kanë më shumë gjasa të ndërrojnë jetë për shkak se imuniteti i tyre nuk mundet të përballojë virusin.
Burimi: Daily Mail