Ti, njeri i ndershëm – se po të ishe ai homosapiensi tjetër as që do e merrje mundimin të lexoje këto rreshta, sepse ti e ke arritur lumturinë tënde, dhe nuk ke nevojë për këshilla, ose do jesh i zënë, full apo busy, duke pjellë mendime se çfarë djallëzie do bësh nesër.
Opinion nga Agron Shaqiri
Pra do të drejtohem ty o njeriu i ndershëm! Se më shkëputi lugati i korruptuar, a do vërtet të jesh i lumtur?!
Po ta them tash pra!
Hej, ku e ke mendjen!
Dëgjo këtu, është shumë e thjeshtë.
Mos mendo!
Mos mendo, se po mendove, mendimet janë të këqija, ato ndonjëherë të shtyjnë në veprim, dhe veprimet janë edhe më të këqija se mendimet, besoj se këtë e ke kuptuar dhe nëse mendimet të pezullojnë lumturinë – ka gjithmonë shpresë që lumturia mund të shërohet – veprimet mund të ta marrin lumturinë të tërën dhe pastaj kot që jeton.
Ti njeriu i ndershëm, mos mendo (në këtë mënyrë je dhe i sigurt nga fataliteti i veprimeve), mendon Zaevi për ty.
Apo nuk e dije këtë?!
Mos e vrit mendjen për asgjë, vetëm kështu do jesh 106 % i lumtur, lërja këtë punë Zaevit, shtetit, pushtetit, gjykatave, prokurorisë speciale, policisë, shefit, pronarit, mjekut, mësuesit, të mendojnë për të gjitha, që nga buka e përditshme, e deri tek puna e kushtet e punës, tek strehimi, edukimi, të drejtat e kafshëve, licencimi i leshit, apo edhe i preshit, koncesionet e sektorit publik, aksidentet rrugore, taksat, krimin; madje edhe për kë do votosh në zgjedhjet e ardhshme mos mendo (se në votime duhet shkuar patjetër), dhe këtu bëj vërtet kujdes, se kjo është vërtetë pikë e nxehtë, mendon Zaevi edhe për këtë. Ehhhhh ka përvojë Zaevi në këtë proces kaq të ndërlikuar!
Pëshpërit, herë pas here, “mos mendo, i zgjidh Zaevi këto punë, i zgjidh Zaevi këto punë”.
Hiç mos mendo, e çfarë punë ke ti me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, mos je çmendur, po me importin e arit, trafikun dhe trafikimin, transplantet, skanerat, përgjimet, muajt e vitit, eklipsin dhe solsticin apo lirinë dhe barazinë?!
Jo, mos mendo, asgjë, ruaj lumturinë tënde, ose tek e fundit mund ti bësh thjesht një “like” Zaevit në Facebook, por kujdes, “like” vetëm si refleks muskulor dhe aspak si rrjedhojë e një mendimi fëmijërorë (se të gjithë gabojmë), asnjë lloj mendimi nuk lejohet, se sot në epokën digjitale, të lexohen edhe mendimet, dhe iku, shkoj, lumturia jote. Ore, ti, njeriu i ndershëm, se më plase, edhe nëse ta zhysin kokën në ujë, ti mos mendo, mos mendo si të dalësh nga uji, mendonZaevi për ty. Ouuuu kjo është hafife për qeverinë. Ti shijo lumturinë nën ujë, porsi sqepi i një mjellme.
Nëse je grua shtëpiake mos mendo! Lër burrin të t’i sjellë paratë, punë e tij, se si, e si qysh. E nëse je burri i shtëpiakes, puno, ul kokën, shih punën tënde, çoj gruas para (hiq mënjanë paratë e cigares dhe kafes, dhe të skedinës (opsionale) dhe mos mendo nëse i arrijnë apo jo gruas paratë që i çon për të blerë pazarin e ditës. Nëse je njeri pa punë, dil edhe lyp, e nëse ke turp të lypësh, kërkoji PSP-së të të fusë në burg, se atje të japin për të ngrënë, pëshpërit: “do lyp, do lyp”, pëshpërit: “do futem në burg, do futem në burg”, pëshpërit: “jam i lumtur, jam i lumtur”, pëshpërit: “mos mendo, i zgjidh Zaevi këto punë, i zgjidh Zaevi këto punë, e zgjidh Zaevi lumturinë time”.
Dyqind herë të thashë, mos mendo për asgjë. Kështu mund të jesh 106% i lumtur; ah po, vër re se sa më shumë kohë kalon duke mos menduar, por me besnikëri ama, aq më shumë rritet lumturia jote, ke bonus çdo dy vjet (sa herë ka zgjedhje). Mos mendo, qëndro i lumtur, i lumtur, ti trup me qeliza të gjalla,por me mendje të vdekur (mossss, më shkau, që më plastë mendja e kokës). Vdekja, vdekja e mendimit, e shpirtit, ajo është lumturia e vërtetë.