Translate

Reklama

Saturday, January 7, 2017

ELOZH METAFIZIKO-MAJTIST PËR KOHËN DHE VENDIN TONË

Metafizika, më  thoshte dikur  profesori i filozofisë, u quajt, kështu  nga lëçitësi latin, ajo pjesë e veprës së maqedonasit (ama, maqedonasit të vërtetë)  Aristotel, që vinte pas Fizikës. Por meqë kjo,pra physis do të thotë natyrë, metafizikja është thjesht e mbinatyrshmja, pra. E përtejshmja, infiniti, e pashmja simbas dritës...
E unë  tani vazhdoj të them se ne jetojmë në epokën e anti-metafizikës, në atë epokë që unë do ta quaja KONSUMIZËM, dhe të gjitha këto tingëllojnë patetike, apo jo?!. Kjo epokë është përveç tjerash edhe ANTI-FIZIKE. Kaq na janë errësuar sytë dhe  kemi humbur edhe atë lidhje që kishim me natyrën, me fiziken. Dhe meqë e kemi humbur, kjo lidhje është bërë qëllim në vetvete. Priremi drejt fizikes, duke u nisur nga dëshpërimi ynë material, si dikur që prireshim drejt metafizikes, duke u nisur nga pamjaftueshmëria jonë fizike.Por shpirti ynë është aq i paushqyer, sa çdo kundërmim metafizik, na bën efektin e një helmi. Sa nga njerëzit e sotëm mund ta dëgjojnë Moxartin, pa iu dukur si "muzikë të vdekurish" fjala vjen?
Për të folur tani më  konkret për shpirtin tonë si shqiptarë, e ndjejmë sa i kufizuar është bërë ai, nga reformat e historisë, sidomos atyre të shekullit të kaluar. Nuk po flasim për shpirtin Spirit (Spiritus, Geist), por për shpirtin Soul (Anima, Seele). Për botën gjysmë-errësirore të shqisave, që po errësohet gjithmonë e më shumë. Shpirti ynë po humbet instinktet, pa fituar mendimin. Po humbet reflekset, pa fituar refleksionin. Mendimi është instinkt i ri, prandaj i dominon instinktet e vjetra fizike, dhe është i vetmi instinkt metafizik.
Në mungesën e programeve reale, atyre që i mundësojnë njeriut të vetëndërtohet, jemi sot para dy modeleve "sendërtuese". Sera e socializmit jugosllav është zëvendësuar me xhunglën e tranzicionit, dhe synohet që të shitet xhungla për të blerë serën. Të dyja këto modele zhvillimi të kopshtit antropologjik, shpirtit ja marrin frymën .Xhungla është model a-politik, pra antimodel, anarki. Ndërsa sera, a sera, ajo prodhon në seri, por ama, njerëz të skaduar, të konsumuar, të harxhuar.

Nëse elita  (këtu nuk e kam pjalën për Elita 5,që pavarësisht bën muzikë të bukur) , kjo elita ,për të cilën po shkruaj, ka modele kaq të skaduara për ne, kjo do të thotë se ajo nuk ka model për vete. Dhe ajo nuk ka lidhje organike me elitarizmin evropian, sado që me fjalë mundohet ta bëjë. E madje pyetja shtrohet: a kemi elitë ne?Fatkeqësisht përgjgjja është  JO. Nuk kemi. Kjo elitë synon të na bëjë të besojmë se ne nuk kemi teknologjinë për ta kuptuar. Por meqë ajo e ka teknologjinë, si ka mundësi që nuk kupton vetveten?!
Thjesht se i mungon ai dimensioni...
Ç'është një elitë, për mendimin tim ajo është mëse një lëvizje që prodhon metafizikë?! Në kohën kur njerëzimi ishte më pak i robotizuar nga teknika, i donte lundërtarët , poetët dhe heronjtë e vet, pasi këta e pajisnin me metafizikë, i jepnin frymëmarrje univerale, energji jetësore, largpamësi profetike. Sot sistemit nuk i duhen më tërë ato figura të shpirtit, atij i duhen thjesht bateri, bateri dhe karikues baterie.
Pa metafizikë, fjalët janë thjesht miza. Janë miza që kalojnë kokë më kokë, hyjnë në veshë e dalin nga goja, gjithnjë e më të azdisura, gjithnjë e më pickuese e verbanike. Shikojini se ç'ndodh me tërë komunikatorët -  të ekranit të vogël - gazetarët, politologët e politikanët, pedagogët e intelektualët, aktorët e regjisorët, këngëtarët dhe kompozitorët? A bëjnë gjë tjetër përpos së transmetuari mizat?! Mizat e njëri-tjetrit. Mizat e labirintit! Mizat e këtij realiteti të mbyllur, jo për shkak të vogëlsisë së vendit, por për shkak të mungesës së metafizikës!
Diçka aktuale, tash. Kur them se ne "qytetarët e këtij Shteti" duhet të dalim, nuk kem parasysh se duhet të bëjmë pasaportat biometrike dhe të harxhojmë ato pak kursime që kemi. Të dalim, të dalim, pra, sa më parë, e jo të ikim, por të shkojmë, aty ku liria funksionon...
Kur flet për fiziken dhe metafiziken, s'mundesh dot ma ta vesh theksin tek e dyta. E don metafizika e tekstit. Ngase thjesht po shkruan pa folur. E në fakt në kohën tonë për shkak se po minohen të dyja, natyra dhe e mbinatyrshmja bëjnë lidhje të vetme, për të krijuar njeriun me ndjeshmëri kozmike, si përgjigje ndaj robotit elektronik.
Pse e duam hebreun, të krishterin, muslimanin, siç duam poetin, muzikantin, e Ainshtajnin? Se kanë metafizikë, se kuptojnë gjuhën e krijimit, ia hapin dyert dritës, dhe janë jeta e kësaj bote, që pa ta s'ka jetë.
Metafizika ,pra është ajo kah synohet. Pasi vetëm duke synuar të gjesh mbinjerëzoren, mund të arrish së paku tek njerëzorja.

UFFF..........