Po e nis kësaj rradhe me shoqërinë perendimore, atje të
rinjtë nuk meren fare me politikë, ose e ardhmja e tyre nuk është e varuar aq
nga politika.Ata jetojnë në vende ku aftësitë e tyre i kanë rrugët e hapura dhe
nuk vihet në asnjë moment në diskutim. Ata jetojnë në vende ku sundon dhe
zbatohet ligji, ku udhëheq e drejta dhe të zgjedhurit i shërbejnë të mirës së
vendit dhe nuk luajnë me vullnetin e lire të popullit. Shumë nga këta të rinj
në perëndim e dinë që fati i tyre është në votën që ato japin dhe ajo votë
është ëndrra e tyre dhe shërbimi i pakushtëzuar që do tu kthehet nga klasa e
tyre politike. Politika nuk luan me ta, ajo nuk abuzon me ta, përkundrazi
investon tek ta më të mirën e mundshme, pasi ata e duan vendin e tyre, i duan
të rinjtë, të ardhmen e tyre, barazinë dhe zhvillimin e shoqërisë.
Po ç’ndodh në Vendin Tonë?
Këtu politika për të rinjtë është një alternativë që u
parashtrohet, një rrugë që u propozohet e që lidhet ngushtë me fatet e tyre të
hidhura.
Çdo ditë flitet për politikë, për programe, për vende pune,
bëhen premtime pa fund, bëhet propaganda e pamasë dhe ajo që mbetet në fund, të
paktën deri në ditët e sotme për të rinjtë është zhgënjimi.
Nga vetë emri “Rini” nënkuptohet një energji,një vullnet,një
pasion dhe një ide të re, ku disa prej tyre në prag fushatash zgjedhore
u premtohen nga shefat apo bosat se emri që ata mbajnë do tu shënohet në lista
për deputetë, anëtarë këshilli. U premtohen diploma mbushur me 10-she(e cila
nuk vlen për asgjë) apo dhe poste të tjera të rëndësishme politike e shoqërore
apo thjesht një vend punë. U premtohet një e ardhme e mirë, u premtohet
mbështetja e tyre absolute dhe e pakontestueshme, u premtohet dielli dhe këtu
‘servilizmi’ lind e rritet në nivele të larta me të drejtë. U servilosen “idhujve” të tyre duke u shfrytëzuar me idenë se diçka e
mirë i pret në ditët në vijim. Por këtu çdo gjë merr udhën e saj…në vijim ata bëhen
pjesë e partive politike, bëhen pjesë e shtabeve zgjedhore, por asnjëherë nuk ndihen të tillë. Aty nuk
diskutohet për realitetin por se si do vijnë në pushtet. Nuk diskutohet për të
ardhmen e vendit por diskutohet për të ardhmen e karriges së shefave apo bosave.
Nuk diskutohet për të mirat e atdheut por për të mirat materiale personale. Nuk
diskutohet se do shkojë jeta e gjeneratës së re, të cilët kanë nevojë për
drejtimin e duhur, për një dorë të forte e cila ti mbështesë dhe jo ti
shfrytëzojë për qëllime personale politike.
Nuk mjafton vetëm kjo sepse ka dhe nga ato të cilët kanë
frigoriferin bosh, u mungon ushqimi, buka, paratë. U mungon gjithçka, madje dhe
gjërat më minimale jetësore. Dhe e dashura u ka thënë që të meren me pak politikë dhe të bien pre e
premtimeve boshe që u bëhen nga të fortit e lagjeve të cilët premtimet i kanë engjëllore.
Por me të mbaruar fushata dhe zgjedhjet, kupton që s’ka
ndryshur asgjë. Aty përballesh me
realitetin e hidhur, pra e tillë është politika në Vendin Tonë… Askush s’të hap
derën, askush s’të ngre telefonin, askush s’të përshëndet në rrugë, askush s’do
t’ia dijë për ty, thua sikur s’të njeh fare, nuk egziston më për ta. Aty ti njeh
me zhgënjimin për të disatën herë dhe kupton që ato pak iluzione të kurdisura
plot dëshirë e pasion thyhen menjëherë pas fushatave elektorale e zgjedhjeve
politike.