Dhunë, dhunë,
dhunë......
Ku të vemi, aman
më!!!!
Po kush dhunon,
se? Shteti, qeveria, drejtori, pronari, burri patriarkal, racisti…
Po ju do pyesni, po si dhunojnë, bre?
Ja kështu drejtpërdrejt: Me plumba, shkopinj gome,
shpulla, grushta, burgje të përjetshme, shpunësime e ngacmime, flakje në rrugë
e mbajtje rroge, moslejim pshurrjeje jashtë orarit të caktuar.
Po, jo vetëm drejtpërdrejtë
edhe sistematikisht : Me traktate e
ligje, reforma e udhëzime. Me shkatërrim institucionesh publike, favorizim
klientësh, futje tatimesh radiodifuzive.
Ka edhe më: me shtrenjtim jetese, zvogëlim
jete, varfërim ditë për dite, dëshpërim mendjeje, heqje dritash dhe sekuestrim
përmbaruesish, ndotje ajri, papishmëri uji, pamundësi pune, ngushtim mundësish.
Jo vetëm kaq:
zhbërje shkollash, privatizim shërbimesh spitalore, komercializim hapësire. Ka
ende më shumë, por e lëmë me kaq.
Po kush dhunohet,
se? Gjithkush, pra ai që nuk ushtron fare dhunë: ai është pensionisti,ai është punëtori, ai është i papuni, ai është studenti,
ajo është gruaja, ai është shitësi, ai është mbledhësi i hekurave, … Kush më
shumë e kush më pak.
Po si reagohet? Thjesht
ja kthejmë faqen tjetër? Nganjëherë,
sidomos kur dhunuesi nuk e pret. Simbolikisht? Po, gjithnjë e më shpesh. Stimulim
i dhunës që pësojmë përditë. Shpërfaqje e asaj që rrjedh poshtë e pandalshëm. Stimulim
ama.
Dëmi është i
prapësueshëm, ndaj reagimi s’ka pse ta kapërcejë simboliken.
Kur dëmi nuk
prapësohet? Kur qeveria orvatet të krijojë “Lagjen e Trimave”?Bën sikur nuk
ndron mendje nga mijërat me lule laramane e thirrje në shesh? Aty kishte vend edhe
për gurin, hurin e llastiqet? Pse jo?! Në “ Lagjen e Trimave” pati vend për të gjitha këto . Po për çfarë
shkaku se?
Ëhëë, për shkak
të hajdutërisë!
Po ndaj kujt të
reagohet? Ndaj gjithkujt që është përgjegjës për dhunën. Ama jo nga gjithkush
në çdo moment. Spektakli “must go on”, por s’ia ka kush ngenë. Ah po, ia kanë
aktorët e zellshëm të farsës së të nesërmes, “çunat” e forumeve partiake, stimuluesit
e stimulimit.
Reagohet ndaj një
çuni të mamit?.“Ç’faj kanë ata të shkretë?! Firmosin ç’u thotë shefi.” – ia
mbysin disa. Ku i dihet?! Po ja që edhe pa e ditur, njeriu respektohet duke u
konsideruar përgjegjës për firmën e vet. Fyerje, denigrim, përulje.....“Hë të
keqen, se fajin s’e ke ti, por ata që të tërheqin për hunde. Tani ha pilaf!