NJË STRATEGJI - NJË QËNDRIM,JO
VETËM PARRULLË POLITIKE!!
Duke ndjekur me vëmendje situatën politike në Vendin Tonë dhe duke
i përcjellë edhe lëvizjet e fundit
politike në bllokun shqiptarë në këtë Vend,gjykoj
se ne , shqiptarët nuk kemi udhë tjetër, pos udhës së bashkimit rreth një
strategje të përbashkët
kombëtar.Prandaj, detyrë parësore e jona është ndërtimi i kësaj
strategjie të veprimit të përbashkët.Ajo strategji do të mund të ndërtohet,
nësë do të bazohet në objektivat, në themelësinë praktike, në logjikshmërinë
,në arsyeshmërinë ,në koheritetin dhe në
realshmërinë e veprimeve të përbashkëta.
Në histori,ne, asnjëherë nuk kemi
vendosur për veten tonë si komb.Për ne kanë vendosur të tjerët dhe ata i kanë miratuar ato vendime
dhe për to ne kemi fajësuar Europën, Kongresin e Berlinit(1878),Konferencën e
Ambasadorëve në Londër(1913),Konferencën e Versajës(1918-1920)…
Por sot ne nuk mund të
fajësojmë historinë dhe Europën për
padrejtësitë ndaj nesh.Ajo kohë ka perenduar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sistemi aktual politik këtu e 20
vjet nuk lejon ndryshime rrënjësore drejt avancimit të çështjes së shqiptareve
në Vendin Tonë. Praktika e qasjes individuale të partive shqiptare ka dështuar,
ashtu siç vetë ata kanë përfunduar duke
u shpërbërë plotësisht. Gjendjen në të mirë të kombit mund ta ndryshojmë
vetë,nëse pushojmë të merremi me vetveten dhe kur nga politika e deridjeshme e
vetërrënimit kalojmë në politikë kombëtare të vetëndërtimit.
Në veprimet tona te ardhshme,
duhet të ndërtojmë këto tri parime:
Së pari, veprimet tona duhet të
nisen nga interesat e përgjithshme e jo nga ato të pjesëshme.
Së dyti, veprimet tona duhet të nisen nga interesat
kombëtare dhe jo nga ato partiake.
Së treti, veprimet tona duhet të
pretendojnë shumimin e jo pakësimin e
kombit.
Ne jemi marë shumë me veten tonë
dhe ende meremi,në vend se të bashkohemi në projekte gjithëkombëtare.Këtë gjë askush
nuk mund ta ndalojë.
Në ecjen kombëtare ,nëpër udhët e
historisë, ne, ngelën të ndarë.Ne u bëmë” pakice kombëtare” apo “pjesë e ndarë
e popullit” në trojet tona etnike.Prandaj,është vërtetë koha e fundit që
çështjen tonë ta vështrojmë, por edhe ta
shtrojmë si një çështje primare.Ne nuk duhet dhe nuk guxojmë ta heshtim këtë
fakt.Ne do të duhej që kombëtarisht të konsolidohemi për ndërmarjen e veprimeve të
përbashkëta,racionale dhe efektive,produktive dhe prespektive,për qenien dhe
për të ardhmen tonë si komb.
Ndryshimi në mes asaj që bëjmë
dhe që mund të bëjmë akoma është shumë i madh.Ne duam më shumë të bëjmë për veten tone
se sa për kombin.Përfundimisht,ne do të
duhet që të ndryshojmë raportet në të cilat kemi jetuar si botë krejtësisht e
ndarë në mes nesh.
Tani ndihet nevoja për një
organizim më të fuqishëm, organizim që do të duhet të mbështetet në mençuri,
por njëkohësisht dhe në maturi; në pjekuri, por njëkohësisht edhe në guxim; në
dije, por njëkohësisht dhe në formësim politik dhe shkathtësi diplomatike.
Diplomacia jonë, e cila duhet të
veprojë “e bashkuar”, do të duhet të formësojë qëndrim të përbashkët për
çështje të përbashkëta.Ky qëndrim dhe kjo strategji e përbashkët , nuk duhet të
tingëlloje si një parullë politike.Ne çështjen tonë duhet ta vendosim mbi një
tryezë të përbashkët.Vetëm në atë mënyrë do ta ruajmë tërësinë tonë dhe nuk duhet të lejojmë qe duke u rritur si
popull të tkuremi si komb.Porosia ketu është e qartë :uji duhet” te derdhet në
një mulli” .