Translate

Reklama

Tuesday, August 25, 2015

I VARFËR JAM,ZOTËRI


Zoteri, une jam i uritur! Zoteri, une jam mesues I papune, i varfer dhe i uritur, dhe nuk me vjen turp ta pohoj. Jam dhe djale i nje familjeje punetore tashme te dalë ne pension, qe per dekada me rradhe ndertoi kete m.. shtet me pune rraskapitese dhe thuajse vullnetare. Jam edhe shok i sa e sa te papuneve,te uriturve, te varferve , me familje punetore e te papuna, qe rrojne me nje asistence sociale dhe zgjidhjen e kerkojne nga bastet neper skedina.
Po Zoteri, jam i uritur dhe i varfer. Po, jemi te uritur dhe te varfer. Ndokush mund te mos e besoj se, ne shekullin ku jetojme, ne shekullin e çokollates dhe demokracise, ekzistojne njerezit e uritur. Dhe jo pak, me qindra e me mijera. Por po, ekzistojne. Te jesh i uritur do te thote te shtrydhesh bubullimat e barkut me byreke, dhe ndonje sanduiç çmimkripur.
Por Zotëri, edhe pse të varfër e të uritur mendojmë se dymijë denari nuk është e vetmja mundësi e jona, sepse prindërit tanë kishin prodhuar goxha pasuri publike: universitete , qytete e institucione, ku ne do të drejtoheshim pa e vrarë mendjen. Me pak fjalë kishin ngritur një Shtet ku njeriu ka të drejtë të arsimohet, të punojë e të jetojë i lirë pavarësisht thellësisë së xhepave. Por pamë se të mirat publike kushtonin ,edhe atë shumë më shtrejtë,nuk janë më të popullit, qyteti ka rrugë sa ke para ne xhep, dija shitet si në tregun e gjësë së gjallë. Në këtë pikë, Vendi ynë  ka rënë!
Zotëri, unë jam i uritur, i varfër dhe republikan! Diçka dua të them. Republika nuk mbahet në këmbë me qytetarë të shtypur e të uritur. Republika është rend politiko-shoqëror që lindi si reagim kundër urisë dhe shtypjes, nga të uriturit dhe të shtypurit, për një jetë më të mirë

Zotër, ne jemi shumë, megjithëse zor se mund të reduktohemi në shifër statistikore. Sa më shumë që jemi  aq më pak peshojmë. Ne jemi “ skota” të përhumburish në kërkim të riprodhimit të të përditshmes. Vetëdija jonë ngërthen fatalizmin më vetëbllokues me voluntarizmin më shkurajues. Ne, si objekt i gjykimit të fatlumëve, jami produkt i një fataliteti shoqëror që e konsideron varfërinë të pashmangshme, se “të varfër ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.” Ata janë produkt i vullnetit të zotit, dhe kur “zoti e ka shkruajtur, zoti të dhashtë!”.