Nuk do të vdesë “lulja e fjalës” që erdhi nga thellësia e historisë dhe e tokës , nuk mund të mbytet nga arroganca e pushtetit.
Ne u lindëm natën .Në të jetojmë.Tek ajo, ndoshta dhe do të vdesim.Por drita do të bëhet për të shumtët, për të gjithë ata që sot vajtojnë, për të gjithë ata që iu mohohet dita,iu mohohet jeta.
Ne kemi një punë ,e ajo është lufta jonë për t’u dëgjuar, dhe keq-qeveria gërthet me arrogancë dhe mbyll veshët.
Lufta jonë është për një “çati” dinjitoze të përbashkët, dhe keq-qeveria shkatëron shtëpinë dhe historinë tonë.
Lufta jonë është për dijen, dhe keq-qeveria shpërhap injorancë dhe urrejtje.
Lufta jonë është për punë të drejtë dhe me dinjitet,dhe keq-qeveria blen dhe shet trupa duke na çnderuar.
Lufta jonë është për jetën dhe keq-qeveria ofron vdekjen si të ardhme.
Lufta jonë është për respektimin e të drejtës tonë për të qeverisur dhe për t’u qeverisur dhe keq-qeveria na ngre burgje dhe varre.
Lufta jonë është për drejtësi dhe keq-qeveria është e mbushur me kriminelë dhe vrasës.
Lufta jonëështë për historinë, dhe keq-qeveria propozon haresën.
Lufta jonë është për paqën, dhe keq-qeveria shpall luftë dhe rrënim.
Banim, tokë, punë, bukë, shëndet, arsimim, pavarësi , demokraci, liri;
Por ne do të lindim një botë ku do të ketë vend për çdo kënd dhe ku të gjithë do të jetojmë pa vdekjen por me “fjalën”.Ata kërkojnë të na heqin tokën që të mos kemi ku të shkelim në rrugëtimin tonë.Ata kërkojnë të na shuajnë historinë që në haresë të vdesë fjala jonë. Neve na duan “indianë” , të vdekur na duan.
Për ata heshtja jonë është dëshira e tyre.Ndërsa në heshtje ne vdesim,pa “fjalën” ne nuk ekzistojmë.Ne luftojmë për të folur kundër harresës, kundër vdekjes, për memorien dhe për jetën.