Translate

Reklama

Tuesday, February 19, 2013

MAXENTI PERANDOR, I VETËM KUNDËR TË GJITHËVE



Maksenti lindi në vitin 279, vendi i panjohur. Vdiq në Romë në vitin 312.
Perandor nga viti 306 deri në vitin 312.
Mbishkrimet në monedha:
Augustus et Caesar Nobilissis Nostri (Augusti dhe Çezari, fisniku ynë); Victoria Aeternae (Fitorja e përjeteshme)
Familja:
Babai i Maxentit ishte Perandori ilir Maksimian. E ëma ishte Eutropia. Gruaja Valeria Maximilla, vajza e Perandorit Galeri. Pati dy djem: i madhi Romuli vdiq në vitin 309, ndërsa tjetri u vra në betejën e Urës Milvius.
Kanë shkruar për Maksentin:
- Perandori i pafat; kundërshtarët më të ashpër të Tij u bënë njerëzit e rrethit të vet: Babai Maksimiani, vjehrri Galeri dhe kunati Konstandini.
- Është parë nga autorët e krishterë si përfaqësuesi i forcave të errëta pagane, të destinuara të dështojnë.
- Beteja mbi Urën Milvius, që shënoi vrasjen e Tij merret si pikë kthese në Historinë e Vjetër.
Babe e bir Auguste
Megjithëse ishte djalë dhe dhëndërr perandori, Maksenti siguroi vetëm rangun senatorial. Më vonë, as kunati, Konstandini nuk ishte në anën e Tij. Ashtu si Konstandini u shpall August prej trupave. Kur i vjehrri, Perandori Galeri shpalli Severin II si August dhe Konstandinin si Çezar, Maksenti e kuptoi më në fund se nuk ishte i llogaritur për fronin imperial.
Me shpërthimin e revoltës, kur shumica e Gardës Pretoriane dhe popullësisë ishin në favor të largimit të Perandorit Severi II, ushtria e shpalli Maksentin August. Më 28 tetor të vitit 306, Maksenti u vesh me purpurin perandorak. Italia Qendrore dhe Jugor, si dhe Afrika u deklaruan në favor të Tij. Një monedhë e nxjërrë në Kartagjenë e përshkruante Maksentin si Çezar, ndërsa në monedha të tjera të nxjerra në Itali ishin të mbishkruara të dy titujt: August dhe Çezar.
Pavarësisht nga shpallja prej ushtrisë, i vjehrri Galeri nuk e njohu Maksentin dhe në krye të një ushtrie drejtohet për në Itali për ta përmbysur nga pushteti. Ndërkohë u njoh prej të atit, që mezi priste të rihynte në skenë. Maksimiani riveshi purpurin imperial dhe shkoi pranë të birit. Në fillim Maksenti u njoh edhe prej Konstandinit, që ishte martuar më të motrën. Përballë ish Perandorit Maksimian dhe Maksentit, Augusti Galeri nuk preferoi të hynte në luftime dhe e ktheu ushtrinë mbrapsht, duke e lënë Perandorin Severi II pa ndihmën e nevojëshme. Në atë luftë Severi dorëzohet dhe më vonë ekzekutohet. I kënaqur se ishte bërë sunduesi i Italisë dhe Afrikës, Maksenti nuk e ndoqi Galerin, që po largohej nga Italia.
Përpjekja për mbijetesë
I ati Maksimiani, i nxitur nga dëshira për ti zënë vendin, apo duke i'a parandjerë rënjën e shpejtë i doli kundra Maksentit. I ndjekur nga forcat e të birit, Maksimiani shkoi të dhëndërri, Konstandini, në Treves.
Ndërkohë, lajmi i suksesit të Maksentit nxiti Spanjën që të deklarohet në favor të Tij. Kjo e zemëroi Konstandinin, sepse kjo provincë ishte zyrtarisht në pjesën e Tij të sundimit.
Pas mbledhjes së Carmuntumit, ku Maksenti nuk pranoi të tërhiqet qe shpallur armik publik, ndonëse kjo nuk i'a dobësoi pozitat në sferën e Tij të sundimit. Rrethana të tjera të pafavoreshme e përgatitën rënjën e Tij.
Prefekti i Tij Pretorian Lucius Domitius Alexander u shpall August në Afrikë, duke bllokuar dërgimin e grurit për Romën. Kjo shkaktoi përplasje midis pretorianëve të privilegjuar dhe popullësisë së uritur, ku vdiqën gjashtë mijë vetë. Përfundimisht situata u zgjidh përmes dhunës, kur forcat e Prefektit të ri Pretorian, Gaius Rufius Volusianus e vrasin Alexandrin.
Maksenti e celebroi fitoren me një triumf dhe nxori monedha me mbishkrimin: Victoria Aeternae (Fitorja e Përjetëshme). Me një monedhë tjetër, Ai nderoi babain e Tij, pavarësisht se ishin bërë armiq, duke kujtuar faktin se ishte djalë Perandori dhe në ndryshim nga një pjesë e augustëve të tjerë kishte privilegjin e statusit imperial. Maksenti nxori dhe një monedhë në kujtim të Perandorit Konstanci I, ku e quante "Kunati ideal". Konstanci I ishte martuar herën e dytë me Teodoren, motrën e Maksentit nga ana e nënës. Ky homazh për perandorin e vdekur nxori në pah ëndërrën maksentiane për t`u bërë sunduesi i vetëm i Perendimit. Këto veprime e larguan akoma më shumë nga Konstandini. Përplasja midis tyre ishte thjesht çështje kohe.
Beteja mbi Uren Milvius
Për shumë njohës të historisë botërore, kjo betejë shënoi një pikë kthese në histori. Po si rrodhën punët deri atje? Konstandini vendosi të përplasej me Maksentin, ndonësë fillimisht kaloi Alpet me pak forca, vetëm me 4 mijë ushtarë. Me 4 mijë ushtarë më shumë, Maksenti u ndesh me Të dhe humbi. Në betejë vendosi cilësia e ushtarëve, disiplina dhe aftesitë e komandantëve. Pastaj Konstandini shkatërroi garnizonin e Maksentit në Segusio dhe duke u ruajtur prej rrethimit, shpartalloi një ushtri tjetër të dërguar prej Maksentit pranë Augusta Taurinorum. Verona, Mutina dhe një pjesë e madhe e Italisë ranë nën sundimin e Tij.
Maksenti u tërhoq në muret e Romës që i kishte përforcuar. Por kur pa forcat armike të afroheshin dhe duke parandjerë tradhëti në radhët e ushtrisë vendosi që gjeneralët e Tij të dilnin jasht137 mureve dhe ushtritë të përplaseshin përjashta. Pastaj Maksenti doli dhe vetë në betejë të hapur. Pas luftimeve të zhvilluara në Via Flaminia, beteja kryesore u zhvillua mbi Urën Milvius në Tiber. Të rrethuar midis kodrave dhe lumit, ushtarët e Maksentit u zbrapsen në huti të plotë. Varkat e tyre u bllokuan tek ura, ku mijëra vetë u vranë, përfshirë dhe komandantët e tyre. Në atë situatë, duke luftuar si ushtar, Maksenti flijohet edhe vetë.
Roma e Maksentit
Ndihmesa më e madhe e Maksentit për madhështinë e Romës ishte ndërtimi i bazilikës që edhe sot mban emrin e Tij. Ishte një ndërtesë e lartë sekulare dhe pagane njëherësh, që sherbeu si vend mbledhjesh për çështjet tregtare, gjyqësore dhe shoqërore. Maksenti ndërtoi dhe një kompleks ndërtesash në Via Appia, ndër të cilat një vilë imperiale, një mauzol madhështor familjar dhe një cirk, ku mund të qëndronin 15 mijë spektatorë.
Thënja e shquar e Maksentit
Thonë se kur po dilte nga Roma për tu përballur me Konstandinin gjatë një spektakli në cirk, Maksenti bërtiti me të madhe: Hej a është Konstandini i pathyeshëm!?