Translate

Reklama

Wednesday, May 19, 2021

Samiti i Brdo-Brionit dhe e ardhmja e Ballkanit të "Bashkuar"

 



Shkuran Agron SHAQIRI

Në koloaret e Samitit "Brdo - Brioni", midis përfaqësuesve të vendeve jo anëtare në BE që mbështesin fshirjen e kufijve përmes "Mini Schengenit", u fol gjithashtu edhe për një model të bashkëpunimit më të ngushtë në rajon, duke ndjekur shembullin të BE-së. Kjo është saktësisht ajo që korrespondon me planin e Brukselit për zgjerimin me shumë shpejtësi dhe me planin e qarqeve koncentrike të Unionit.

Në prapaskenë, u bisedua midis udhëheqësve të Ballkanit. Kjo është mjaft e sigurt, ky rajon është në sferën e ndikimit të Perëndimit dhe se qëllimi është që të shtrihet plotësisht koncepti Euro-Atlantik, domethënë - zgjerimi i NATO - s dhe hyrja në BE . Kjo është arsyeja pse nuk është për t'u habitur që BE mbështet këtë afrim përmes Shengenit të vogël dhe gjithçkaje që është në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve në rajon.

Në këtë mënyrë, BE realizon ato funksione globale që janë të koordinuara me Uashingtonin. ndërkaq kjo është duke u kundërshtuar nga vendeve të tjera me ndikim në rajon, kryesisht Rusia, Kina, Turqia ... Kjo është ajo që mund të identifikohet si interes i veçantë i vendeve të Ballkanit që janë në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, atëherë kur politikat e zgjerimit nuk janë në sipërfaqe të interesit evropian. Prandaj, një bashkëpunim më i fortë në mes vendeve të Ballkanit do të jetë shumë domethënës.

Për atë arsye nuk është për t'u habitur që takimi i Brdo-Brioni ishte në atë funksion, sepse gjithçka që u diskutua aty, ju referohej atyre vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, dhe që i përkasin rrethit të vendeve në rajon për të cilat është me interes të veçantë BE-ja.

Meqenëse BE thotë se Ballkani Perëndimor është me interes të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin e tij, atëherë sigurisht që nënkuptohet një nivel i caktuar bashkëpunimi. Në mungesë të zgjerimit dhe hyrjes reale në BE, kjo mund të jetë një zgjidhje - bashkëpunim më i madh midis vendeve, forcimi i pozitës ekonomike dhe politike të rajonit dhe arritja e bashkëpunimit më të madh me BE. Kjo është, që të drejtat, fondet dhe gjithçka me të cilën BE merret, të transferohen në këtë rajon, pavarësisht nga anëtarësia e plotë.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ende nuk ka deklaruar zgjerimin, por së pari BE duhet të zgjidhë reformat institucionale, dhe mbi të gjitha ato që u ngritën pas Brexit dhe Kovid 19, por edhe të gjitha turbulencat që ekzistojnë midis sovranistëve dhe demokratëve liberalë. Pra, nuk është realiste të mendosh për zgjerimin në një periudhë afatshkurtër, apo edhe në atë afatmesme.

Në atë kuptim, ka një arsye dhe bazë që ky rajon të përkushtohet në mënyrë që të mos mbetet prapa dhe nga ana tjetër në mënyrë që të mos komplikojë marrëdhëniet në vetë rajonin.

Rezultati i Samitit në Slloveni mund të jetë vetëdijësimi i Brukselit se ka filluar të humbet besimi për BE-në në këtë rajon dhe se politika e zgjerimit është në një diskurs tjetër.

Në Samitin e Bërdo-Brijunit morën pjesë Presidentët e vendeve të rajonit të Ballkanit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik. Samiti i Bërdo-Brionit është nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, që ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane. Takimi i sotën në Slloveni shënon 10 vjetorin e kësaj nisme.

Si përkujtim, në vitin 2016, Shtetet e Bashkuara propozuan një plan të BE për aderimin e Ballkanit "të bashkuar" nën procedurën e përshpejtuar në të ashtuquajturin eshaloni i dytë i BE. Në të njëjtën kohë, u përpunua pjesa politike, domethënë, u përcaktua mënyra e bashkëpunimit politik midis anëtarëve "B" (Ballkani Perëndimor) dhe BE-së, derisa të merreshin hapat për zgjerimin e Bashk