Translate

Reklama

Friday, June 12, 2020

E kujt është ideja e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut?!




Agron Shaqiri
Ekzistojnë dy data për të cilat spekulohet se do të mund të jenë ditë kur edhe do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme në Maqedoninë e Veriut. Njëra është 5 korriku, që parapëlqehet nga LSDM-ja e data tjetër që parapëlqehet nga VMRO-DPMNE-ja, e që është 15 korriku. Sipas disa informatave datë e mundshme e zgjedhjeve mund të jetë 8 korriku, këto informacione thonë se gjatë këtyre ditëve ka pasur konsultime dhe komunikime intenzive rreth fomës dhe rreth datës së mbajtjes së zgjedhje.

Pavarësisht kësaj ne do të tentojmë të bëjmë një analizë politike, ku do të analizohet tre partitë më të mëdha për momentin në Maqedoninë e Veriut, LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDl, e në fund do të japin një alternativë se e kujt mund të jetë ideja e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Për LSDM janë të rëndësishme katër alternativa. Nën një është ndikimi në BFI dhe shkarkimi i kreut të saj, Sulejman Rexhepi. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për disa vjet ka udhëhequr fushatë aktive, apo betejë politike për ta rrëzuar nga froni Sulejman Rexhepin. I cili, siç duket tani arriti që të vendos në krye të BFI-së, një udhëheqësi që do të jetë nën ndikimin e tij. Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi pikërisht kjo nomenklaturë e BFI-së, e cila përmes të të ashtuquajturave “mexhlise” do të tentojë të ndikojë në orientimin politik të qytetarëve të përkatësisë fetare islame. Muhamed Zekiri me insatlimin e udhëqesisë tek e cila do të ketë ndikim, do të krijonte epërsi, jo ndaj VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ka asnjëfarë interesi tek votuesit e përkatësisë fetare islame, por pikërish epërsia do të krijohej ndaj partisë së Ali Ahmetit, pra BDl-së, gjë që mund të jetë thelbësore në këto zgjedhje, pavarësisht se kur do të mbahen.

Alternativa e dytë është raporti në mes të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ish kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Me një rejting tek qytetarët prej 82% dhe 78%, sipas disa anketave të realizuara nga mediat në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe po shëndrohet në një rrezik potencial për të marrë pozicionin e liderit në partinë e udhëhequr nga Zoran Zaev. Ky i fundit me një mjeshtri të shkëlqyer përmes mediave që janë nën kontroll të Hristian Mickoskit, në vazhdimësi e ka sulmuar Venko Filipçen, deri para disa ditëve kur Zoran Zaev filloi një betejë frontale kundër Venko Filipçes, andaj edhe dilema e gazetarit Sasho Jordanovski,i cili thotë se kush vallë e detyroi Filipçen të bëjë aq shumë teste ndaj pacientëve asimptomatik ndak koronavirusit, që të rritet numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut. Pra në esencë, Zoran Zaev nuk do mund të toleronte një besueshmëri të qytetarëve ndaj Venko Filipçes, andaj nisi fushatën kundër tij, në fillim përmes mediave në ndikimin e Mickoskit, e pastaj edhe përmes mediave nën ndikimin e LSDM-së, ajo që ndodhi në fillim të javës, ku kishte sulme të drejtëpërdrejta nga dy apo tre televizione nacionale në konferencën për shtyp ndaj Karaxhoskit dhe Filipçes, të besoni se Zoran Zaev qëndron pas këtyre sulmeve ndaj Filipçes. Përveç rejtingut, gjëja e dytë që Zaevi ia imponoi Filipçes është testimi masiv, e që të duket se Filipçe po punon që të pronlongohen zgjedhjet. Pasi nëse zgjedhjet do të mbaheshin në vjeshtë, apo në treminin e rregullt shanset që Zaev të humb janë më të mëdha se sa tani.

Alternativa e tretë është se Zaev ka pastruar logaritë me dy të tretat në partinë e tij. Tani i ka ngelur mbyllja e llogarisë vetëm me një të tretën. Zaev do të përgatitet për dy opcione. E këto janë, e para t”i fitojë zgjedhjet dhe të jetë kryeministri i ardhshëm, dhe e dyta t’i humb zgjedhjet dhe të jetë në krye të LSDM-së. Deri më tani nuk ka ndodhur që lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut të përfundojë në burg. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as me Branko Cërvenkovskin, as me Ljubço Georgivski, as me Nikolla Gruevskin, e as edhe me Vllado Buçkovskin, edhe pse ai u zvarrit nëpër gjykata, për rreth 15 vitesh, por përsëri nuk përfundoi në pranga, nuk do të përfundojnë as Hristian Mickoski e as Zoran Zaev. Prandaj për Zoran Zaevin qenësore është, nëse nuk arrin që të krijojë qeveri, të ngelet në krye të LSDM-së. E që të ndodhë kjo, ai duhet që t’i eliminojë të gjithë kundërshtarët potencial për “fronin” e partisë, siç janë Venko Filipçe, Radmilla Shekerinska dhe një pjesë e të ashtuquajturit ” fraksioni i Shkupit”. Në periudhën e kaluar, dy “lojtarët kryesor” të LSDM-së ishin zëvendësministrja plotësuese në MPB, Sllavenka Petrovska dhe Venko Filipçe, që të dy njihen si kuadër të Radmilla Shekerinskës. Këtu vërehet se Zoran Zaev përgjatë gjithë kësaj krize, përdallim nga liderët tjerë ballkanik, nuk ka dhënë më shumë se tre katër deklarata në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe se si duhet të përballet vendi me koronavirusin. Gjatë gjithë kohës ka qëndruar anësh, ishte në vetizolim, pra nuk ishte aktiv në skenën politike, që ishte edhe një potez i mençur i Zoran Zaevit. Në fund, ai vlerësoi se cilin potez duhet së pari ta luajë. Ta përmabjë, apo ta lëshojë të “përmbytet”, Venko Filipçen, të cilin edhe e realizoi, kjo tregon se nuk duhet të nënvlerësohet kapaciteti i tij politik, ai ndoshta nuk është elokuent, mund të mos jetë një mendje briliante, siç ishte Cërvenkovski, apo nuk e ka energjinë e punës që e kishte Gruevski, ose vizionaritetin e Georgievskit, por kjo që bëri është një mendjeprehtësi politike, ai e ndjen momentin, e ndjen rrezikun dhe di kur të reagojë dhe si të reagojë, ta parandalojë, apo ta eliminojë rrezikun që i kanoset. Këtë po e shohim me Venko Filipçen, këtë e shohim edhe me pandeminë e koronavirusit.

Dhe e katërta, Zoran Zaev ka një kontroll klasik në terren, përveç nëse nuk përzihen forcat ndërkombëtare. Ajo fotografi e Radmilla Shekerinskës me Fatrmir Dearin në Kërçovë, siç duket është një porosi për Ali Ahmetin dhe strukturat e BDl-së, se ata e kanë në kontroll tërë territorin e vendit, kjo është porosia që LSDM ia dërgon BDl-së. Kjo lë të nënkuptosh dhe lojtarët kyç të BDl-së, siç duket i ka tani në dorë LSDM-ja, përmes Muhamed Zekirit, përmes BFI-së dhe përmes koalicionimit me Lëvizjen Besa, LSDM ka arritur të ketë nën kontroll një pjesë të madhe të lojtarëve kyç në terren tek një pjesë e elektoratit shqiptar. Dhe duke u bazuar në këtë nuk është çudi që kësaj rradhe LSDM të fitojë më shumë vota shqiptare se sa në zgjedhjet e kaluara.

Por, çka do të bëjë tani VMRO-DPMNE dhe Mickoski

Mickoski dha një deklaratë “fatkeqe”, që personalitete që kësaj parti që gjenden nëpër listat për deputetë nuk do të jenë në pushtetin ekzekutiv, nëse VMRO-DPMNE i fiton zgjedhjet. Aty janë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, Sekretari gjeneral Igor Janushev, Antonio Milloshoski, aty është Vllado Misailovski, ish ministër i transportit dhe lidhjeve dhe ende nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, pra të gjithë këtyre, Mickoski u dërgoi sinjale se nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet, ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë. E duke u bazuar në këtë, ai do që këta personalitete të VMRO-DPMNE-së të pensionohen politikish, e një gjë të tillë, siç duket aspak nuk u pëlqen këtyre personaliteteve që i përmendëm, të cilët ka gjasa që të organizohen dhe të veprojnë siç vepruar 8 deputetës e VMRO-DPMNE-së nga nomenklatura e fundit parlamentare. Me këtë veprim Mickoski siç duket po ia bën gropën vetes, pasi mund të ndodhë që këto personalitete të VMRO-DPMNE-së, për të vazhduar karrierën e tyre politike, do t’u jepet mundësia të negociojnë me të gjitha strukturat e mnundshme vetëm e vetëm që ta shtyjnë pensionimin e tyre politik. Pra këtu janë të mundshme disa skenare, për të cilat ndoshta do t’i analizojmë një herë tjetër.

Hristian Mickoski mendon se rrezik potencial për të marrë drejtimin e partisë është Aleksandar Nikollovski, që në realitet siç duket po ia përgatitin Vllado Misailoskin, sinjalet që vijnë nga Budapesti po favorizojnë këtë të dytin, gjithashtu nëse analizohet edhe pak më thellë, struktura e LSDM-së, që ka ndikim të rëndësishëm në media, fare nuk po e trajton Misailoskin, siç kanë sulme të ndryshme për korrupcion shumica e ish pjetëtarëve të ekzekutivit të Gruevskit, pra këto struktura siç duket duan që ky të jetë lideri i ardhshëm i VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu Mickoski me Rashella Mizrahin dhe Naqe Çulevin i ka rënuar të gjitha urat që të formohet qeveri e zgjeruar pas zgjedhjeve. Të gjithë analizat thonë se Maqedonia e Veriut në perudhën e ardhshme do të futet në kriza ciklike, shëndetësore dhe financiare, e që është pothuaj e pamundur që një qeveri ta përfundojë të gjithë mandatin, dhe se shumë lehtë dhe shumë shpejt mund të formohet edhe një qeveri e zgjeruar, pra me veprimin që bëri Rashela Mizrahi dhe me veprimet që po bën tani Naqe Çulevi, Mickoski sikur i ka rënuar të gjitha urat për të formuar qeveri të zgjeruar, a e bën këtë qëllimisht, apo pa vetëdije, këtë nuk e di, por me këtë sjelle dhe me veprimet e Çulevit po e fundos veten.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE tani ka shumë pak hapësirë për të manifestuar patriotizëm, a pa patriotizëm, një parti siç është VMRO-DPMNE, nuk mund që të mobilizojnë një trup të fortë votuesish, e që tani e kanë humbur besimin tek kjo nomenklaturë udhëheqëse. Pra për momentin VMRO-DPMNE ka tre çështje ku mund të manifestojë patriotizmin e saj, marrëveshja e Prespës për emrin me Greqinë, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe “Platforma e Tiranës”. Kështu nëse e analizojmë pak më thellë, VMRO-DPMNE nuk ka gjasa për të manifestuar partiotizëm në dy nga këto tre çështje. E para VMRO-DPMNE për dy vite as që e përmend marrëveshjen me Greqinë për emrin, pra nuk kemi dëgjuar asnjë prononcim nga kjo parti se kur do të vijnë në pushtet do ta shfuqizojnë marrëveshjen e Prespës. Kjo erdhi si rezultat i deklarimeve të ambasadores amerikane në Maqedoninë e Veriut Bërns, se marrëveshja e Prespës nuk duhet që të shfrytëzohet për politikë ditore në vend. Dheqë nga ajo ditë nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk është thënë asnjë fjalë për këtë çështje që përpara kësaj trumbetonte me të madhe. Poashtu edhe marrëveshja me Bullgarin është e njëjtë për VMRO-DPMNE-në, pasi njeriu i dytë i grupimit të Partive Popullore Evropiane, apo grupimi i partive të spektrit të djathtë në Parlamentin Evropian, përkatësish grupimi që qeveris me BE-në, Andrej Kovaçev, i cili në disa prononcime qartë i ka thënë VMRO-DPMNE-së se çfarë do hapje të çështjes me Bullgarinë, apo shfuqizimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të rezultojë me përjashtim të VMRO-DPMNE-së nga grupimi i Partive Popullore Evropiane, poshatu për këtë çështje Mickoski hesht edhe përshkak të humbjes së mbështetjes së Bullgarisë që ka dhe nga frika e humbjes së financimit të kësaj partie nga biznismenë që janë të afërt me pushtetin në Bullgari por që veprojnë në Maqedoninë e Veriut. Tani vijmë në çështjen e tretë, e ajo është marrdhëniet ndëretnike apo “Platforma e Tiranës” dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE vetën në këtë çështje po trajton nacionalizëm, e ky veprim po e penalizon VMRO-DPMNE-në që të koalicionojë me ndonjë parti nga blloku politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Pra me këtë qasje VMRO-DPMNE edhe nëse i fiton zgjedhjet do të tentojë të krijojë qeveri pa pasur partner qeverisës asnjë parti shqiptare, gjë që duket e pamundur sipas të gjitha gjasave.

Tani vijmë tek BDl, kjo parti ka hapsirë të vogël manovruese, pasi Ali Ahmeti nëse vazhdon koalicionimit me LSDM do të duhet që t’i japë fund karrierës së tij politike dhe nëse koalicionon me VMRO_DPMNE-në BDl do të jetë parti e vdekur politike, pasi kjo tek shqiptarët do të shihet si ripërsëritje e regjimit në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, pra kjo hapësirë e vogël manevruese e ka detyruar BDI-në që të dalë me idenë e Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo ngushti manovruese BDl ka lansuar idenë që pronari i kompanisë “Ekolog” të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, gjë që e ka demantuar vet Lazim Destani, por kjo ide nuk ishte diçka e re, pasi edhe Branko Cërvenkovski në periudhën kur ishte lider i LSDM-së, 2009-2013, tentoi me ndihmën e Lazim Destanit dhe Abdulmenaf Bexhetit, i cili atë kohë ishte i punësuar në kompaninë “Ekolog” të formonte një parti të re politike shqiptare, ku në krye të kësaj partie do të ishte Abdulmenaf Bexheti, e që kjo parti pastaj të jetë fituese në spektrin politik shqiptar, në këtë mënyrë të rrëmbente pushtetin nga VMRO-DPMNE-ja e atëhershme. Këtë ide tani dëshiron që ta realizojë Ali Ahmeti. Pra kjo ide edhe mund të jetë e Branko Cërvenkovskit, që përmes një kryeminstri shqiptar dhe me Mickoskin në pushtet të rrëzojnë Zaevin nga kreu i LSDM-së.

Po çka do të bëjë tani LSDM-ja

E para do të tentojë që të ketë ndikim në BFI, e dyta do të luajë në kartën e personave nga BDl që kanë relata të mira me LSDM-në, siç janë Fatmir Deari, Teuta Arifi e të tjerë persona që do të mund që t’ia rrëmbejnë partinë Ali Ahmetit dhe si variant i tretë është blerja e të gjithë lojtarëve në terren, të cilët janë të rëndësishëm për Ali Ahmetin dhe me ndihmëe e këtyre personave të ketë ndikim në kampin politik shqiptar, pëse arrin që këtë ta realizojë LSDM-ja do t’i fitojë zgjedhjet, nëse jo atëherë do t’i humbë zgjedhjet.