Numri i viktimave nga koronavirus në Zvicër ka arritur në 235 ndërsa të infektuar janë 13.223 persona.
Vendi alpin me 8,6 milion njerëz është duke vendosur njësi mjekësore të ushtrisë në spitale dhe ka filluar marrjen e medikamenteve stok në depot farmaceutike. Qytetarëve i është kërkuar që të qëndrojë në shtëpi, ndërsa grumbullimet e më shumë se pesë personave janë ndaluar.
Kreu i infektivit, Daniel Koch, u shpreh:
Deri tani, 280 persona janë nën kujdes intensiv dhe kemi kapacitet në shtretër apo ventilatorë për pacientë të tjerë. Parashikimet tona përfshinin shifra shumë më të larta se këto që kemi aktualisht dhe jemi me fat që këto parashikime nuk u realizuan. Të shpresojmë që përhapja e virusit të mos përshpejtohet. Duhet të zbatojmë të gjithë rregullat, në mënyrë që të shmangim shtimin e pacientëve dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë.Burimi: Reuters