Translate

Reklama

Sunday, March 29, 2020

Ekipi i mjekëve shqiptarë në Lombardi/ Mediat italiane: Leksion për Evropën e pasur nga Shqipëria. Rama: S’jemi pa …


Shqipëria dërgoi dje një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar Lombardinë në luftën kundër koronavirusit.

Dërgimi i ekipit është komentuar edhe në mediat italiane, të cilat shkruajnë se pavarësisht numrit të vogël, gjesti duhet vlerësuar për shkak se vijnë nga një vend që akoma “po lufton me një mijë vështirësi, duke filluar me rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të vetëm dy muajve më parë”. Këtë e di mirë edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili shpjegon në italisht gjestin.

“Ne nuk jemi pa kujtesë – tha ai – ne nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot ne jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe ne do ta fitojmë këtë luftë për Evropën dhe për tërë botën”.



“Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre – shtoi Rama – “Edhe pse nuk jemi të pasur, nuk jemi pa memorie, nuk mund të lejojmë të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin atë”.

Mediat italiane shkruajnë se “ky është një gjest humanitar që Shqipëria tregon ndaj Italisë, për të dëshmuar bujarinë shqiptare, që edhe pse një vend jo aq i pasur sa Italia, dëshmon se është pro-europiane në qëndrime dhe shumë pranë miqve të saj përtej Adriatikut. Shqipëria është një vend, që shpreson të hyjë në Bashkimin Europian dhe sot veproi pikërisht me mendësinë europiane”.