Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në izolim shtëpiak pasi që kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19.
7 prej tyre janë me rrezik të lartë, derisa 7 të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim.
Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.