Translate

Reklama

Sunday, September 22, 2019

Po të bjerë një tërmet edhe në Tetovë?

Nga Agron Shaqiri

Nga ajo që lexova, dy janë faktorët kryesorë që transformojë një tërmet në një fatkeqësi shkatërruese.

Këto janë vulnerabiliteti i ndërtesës dhe kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë.

Qëllimi i vlerësimit të vulnerabilitetit është që të sigurojë mundësinë e një niveli të caktuar të dëmtimit të një lloji të caktuar ndërtese për shkak të një skenari tërmeti.

Kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë amplifikojnë efektet e lëkundjes së tokës dhe në disa raste mund të kontribuojnë në lëngëzimin apo rrëshqitjen e saj.

Siç u vu re dje, nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri, dëme te konsiderueshme pësuan objektet me lartësi mbi 4-5 kate, me konsola të rëndë (ballkone), dhe me largësi të vogël, ose objekte me mure të përbashkët, e pothuajse te gjitha ishin ndërtime informale.

Kështu, në Tetovë, ku ka një numër të madh ndërtesash informale, të ndërtuara pa kushte teknike, ku nuk i jepet rëndësi dhënies së legalizimit për arsye elektorale në mënyrë masive, çfarë mund të ndodhë nëse bie ndonjë tërmet i këtyre përmasave sa ishte në Shqipëri?!.

Deri atëherë, zoti na ruajt!