Nëse ai,pra ushtari i lirisë, do të mund të zgjidhte, për të nuk do të kishte luftë, e nëse lufta të vjen në derë, ushtari i lirisë do t’ia kish hapur atë. Për një ditë me pak luftë, do të kishte disa shokë më shumë pranë. Një ditë më shumë në shtëpi. Një nëpunës administrate i përdorur si leckë, vetëm për një ditë më shumë pushim, do të kish vrarë shefin e tij. Ushtari i lirisë nuk nxitonte se nuk duronte dot stresin e punës. Ai ndoshta kishte humbur të gjithë familjen. Ai,pra,ushtari i lirisë(gjithnjë) nuk kish i-phone. Familjarët nuk mund ta kërkonin në skype. Ushtari i lirisë i vrarë thotë të vërtetën, më shumë se të gjithë zv.kryeministrat dhe ministrat bashkë.
Ushtari i lirisëi nuk ishte cinik. Po të ishte i tillë, do të kish qëndruar në shtëpi.
Ushtari i lirisë nuk e dinte që “vëllai” i tij do të bëhej shef administrate, e familja e tij do të kalonte vite duke e shitur nga fillimi. Ai nuk e dinte që do ish pas partia e një mase familjarësh të ngadalshëm. Po të ish si ata, do të kishte qëndruar i pa lëvizur. Mbase do të ishte ende gjallë.
Ushtari i lirisë nuk e dinte, dhe s’kish se si ta dinte, se Atdheu,për të cilin ai kishte humbur jetën, do të kthehej në një grumbull pa inventar tenderash.
Ushtari i lirisë nuk do të qeshte me idenë se po vdiste për “këtë” ministër, as për “atë” ministër. Nuk do t’i dukej me vend që të kishte lënë pas një lavatriçe në politikë.
Ushtari i lirisë edhe pa qenë cinik do të kish qëndruar në shtëpi. Do të ish mbuluar me një batanie të leshtë, duke pritur një ditë më të mirë.
Ai s’mund ta dinte se në botën e të nesërmes, do të kishte Big Brother e universitete private e që ecin me të njëjtin hap injorance sublime.
Asnjë ushtar i lirisë nuk mund të kishte besim tek “falli”, edhe nëse nga një betejë tek tjetra, përpara t’i shfaqej Kasandra dhe t’i parathoshte jetën dhe bëmat e” këtij” ministri, komentet mbi “atë” ministër, tutat e “këtij dhe atij” ministri dhe kushërinjve të tij. Ushtarët e lirisë do të luftonin njëlloj, pa marrë asgjë tjetër seriozisht.
Ushtari i lirisë se Vendi Ynë do të tregohej i vërtetë vetëm në Wikiliks.
Ushtari i lirisënuk do ta besonte që politikani do të gënjente duke e ditur se të gjithë e dinin se po gënjente. Që populli do të gënjente duke bërë sikur besonte politikanin që dinte që po gënjente. Që politikani do të bënte sikur besonte, që njerëzit e besuan.Ushtari i lirisë po ta dinte, nuk do të kish gënjyer veten.
Ushtari i lirisë nuk mund të dinte se në 2014, “llavat” do ishin të besueshëm, megjithëse mbajtën anën e së keqes.. Ushtari i lirisë nuk mund të dinte, se do të ekzistonte në këtë kohë një qeveri me shqiptarë që do të firmosin një mori ligjesh për të na mbuluar me plehëra. Ushtari i lirisë nuk ishte juristi servil, që përgatit nenet që do t’i sëmurnin të birin. Ushtari i lirisë nuk e shiti shpirtin për një rrogë, as për një zyrë në katin e 3, apo të 13.” Vëllai” i tij ndoshta e bëri. “Vëllai” i tij ishte si ne, i vogël dhe i dëmshëm për shëndetin. Si cigare kontrabandë.
Ushtari i lirisë, nuk u mundua të ishte asnjëherë analisti kozmopolit, të cilit nuk i dihet kahu. Që të vdesësh për një Atdhé më të mirë, është patetizëm anakronik. Njësoj si ajo tjetra që vera e kuqe ka vitin e vet dhe që vera e bardhë shkon me peshkun e egër. Ushtari i lirisë nuk ishte legen dhe ndoshta prandaj vdiq. Që të mos shihte se si degradon vendi ku ti lind, ku pushtuesi në fillim të pushton, pastaj të shet frigoriferë, apo që në Tetovë nuk jeton më Migjeni,po Luli i vocërr disleksik. Që aty për ty tregon barsoleta se si ti u vrave për ta, në vend që të lije Shkumbinin t’i përmbyste çdo vit, sa herë që mbi Sharr të binte shi. Ushtari i lirisë nuk ishte si ne. Ai u vra dhe të paktën në mendjen e tij ka pasur qetësi. Ai nuk votoi kurrë më. Kur iu kërkua nga historia, ushtari i lirisë mori pushkën.