Unë gjykoj se shqiptarët nuk kane udhë tjetër, pos udhës së bashkimit në një shtet .Prandaj,
detyrë parësore e jona është ndërtimi I një strategjie të veprimit të përbashkët.Ajo
strategji do të mund të ndërtohet, nësë do të bazohet në objektivat, në themelësinë
praktike, në logjikshmërinë ,në arsyeshmërinë ,në koheritetin dhe në realshmërinë e veprimeve
të përbashkëta.
Në histori,ne, asnjëherë nuk kemi vendosur për vehten tonë
si komb.Për ne kanë vendosur të tjerët
dhe ata I kanë miratuar ato vendime dhe për to ne kemi fajësuar Europën, Kongresin
e Berlinit(1878),Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913),Konferencën e
Versajës(1918-1920)…
Por sot ne nuk mund të fajësojmë historinë dhe Europën për padrejtësitë ndaj
nesh.Ajo kohë ka perenduar.Gjendjen në të mirë të kombit mund ta ndryshojmë vetë,nëse
pushojmë të merremi me vetveten dhe kur nga politika e deridjeshme e vetërrënimit
kalojmë në politikë kombëtare të vetëndërtimit.
Në veprimet tona te ardhshme, duhet të ndërtojmë këto tri
parime:
Së pari, veprimet tona duhet të nisen nga interesat e përgjithshme
e jo nga ato të pjesëshme.
Së dyti, veprimet
tona duhet të nisen nga interesat kombëtare dhe jo nga ato partiake.
Së treti, veprimet tona duhet të pretendojnë shumimin e
jo pakësimin e kombit.
Ne jemi marë shumë me vehten tonë dhe ende meremi,në vend se
të bashkohemi në projekte gjithëkombëtare.Këtë askush nuk mund ta ndalojë.
Në ecjen kombëtare ,nëpër udhët e historisë, ne, ngelën të
ndarë.Ne u bëmë” pakice kombëtare” apo “pjesë ë ndarë e popullit” në trojet
tona etnike.Prandaj,është vërtetë koha e fundit që çështjen tonë ta vështrojmë,
por edhe ta shtrojmë si një çështje
primare.Ne nuk duhet dhe nuk guxojmë ta heshtim këtë fakt.Ne do të duhej që kombëtarisht
të konsolidohemi për ndërmarjen e
veprimeve të përbashkëta,racionale dhe efektive,produktive dhe prespektive,për
qenien dhe për të ardhmen tonë si komb.
Ndryshimi në mes asaj që bëjmë dhe që mund të bëjmë akoma është
shumë I madh.Ne duam më shumë të bëjmë për vehten tone se sa për kombin.Përfundimisht,ne do të duhet që të
ndryshojmë raportet në të cilat kemi jetuar si botë krejtësisht e ndarë në mes
nesh.
Tani ndihet nevoja për një organizim më të fuqishëm,
organizim që do të duhet të mbështetet në mençuri, por njëkohësisht dhe në
maturi; në pjekuri, por njëkohësisht edhe në guxim; në dije, por njëkohësisht
dhe në formësim politik dhe shkathtësi diplomatike.
Diplomacia jonë, e cila duhet të veprojë “e bashkuar”, do të
duhet të formësojë qëndrim të përbashkët për çështje të përbashkëta.Një komb-një
qëndrim, nuk duhet të tingëlloje si një parullë politike.Ne çështjen tonë duhet
ta vendosim mbi një tryezë të përbashkët.Vetëm në atë mënyrë do ta ruajmë tërësinë
tonë dhe nuk duhet të lejojmë qe duke u
rritur si popull të tkuremi si komb.Porosia ketu është e qartë :uji duhet” te
derdhet në një mulli” .