Një ditë një shok,me të cilin cdo ditë e pimë kafen e mëngjesit dhe bisedojmë për hallet tona dhe gjithashtu edhe për politikën, më tha:“Kisha propozuar që me kushtetutë të përcaktohet detyrimi që çdo politikani para se të propozohet dhe pranohet në ndonjë funksion të lartë shtetëror, së pari t’i kërkohet certifikata mjekësore. Ajo duhet të përbëhet, jo vetëm nga raporti pozitiv shëndetësor fizik, por, detyrimisht asaj duhet t’i bashkëngjitet edhe rezultati i testimit neuro-psiko-analitik i personalitetit të tij”.
"ide briliante"i thashe, – por sigurisht zbatimi i saj nuk do të kishte efekte të pritshme në praktikë. “Pse?” – më pyeti. “Meqë dihet se sot te ne politika dhe ndikimi i saj është evident në çdo pore të jetës, ku edhe diploma fakulteti merren brenda dite, ta zëmë, po të realizohet vërtetë kjo ide e jote, a ke menduar mirë se cili institucion profesional i pavarur mjekësor do të ishte kompetent që paanshëm ta jep këtë analizë të mirëfilltë ”? “Jo! Ke të drejtë”- më tha dhe qeshëm së bashku.
Edhe pse kjo vërejtje e mikut tim si propozim ishte bërë me stilin e tij karakteristik ironizues me dukurit tona qesharake shoqërore, posa u ndava nga ai, po atë ditë, mendimet e mia u preokupuan nga një analizë serioze të sjelljeve të dukshme, së paku në paraqitjet e tyre publike, të shumë politikanëve tanë që aktualisht kanë poste të larta udhëheqëse - shtetërore dhe partiake. Personaliteti i dyfishtë i shumicës së tyre, injoranca shumë e shprehur, mediokriteti, egocentrizmi i tepruar, dyfytyrësia, demantimi kontradiktor dhe gënjeshtra e paturpshme ashiqare (aty për aty) e një lajmi të njëjtë, ngarendja për pasurim të shpejtë pa hezituar ta përdorin edhe hajninë si veprim të kundërligjshëm, “bëja rrafsh” çdokujt, vetëlavdërimi kudo që paraqiten gjatë bisedave dhe intervistave në medie, smira, zilia, eliminimi i pamoralshëm i kundërshtarëve politik, sjelljet e çuditshme dhe të pahijshme para mediave, mimika histerike e arrogancës në fytyrat e tyre, gjestikulime të çakorduara të trupit dhe gjymtyrëve ... etj. A thua, të gjitha këto “virtyte” publikisht të shprehura dhe të vërejtura në paraqitjet dhe veprimet e disa politikanëve tanë të përzgjedhur në poste të larta shtetërore, mund të konsiderohen si defekte serioze psiko - patologjike të ndërtimit të personalitetit të tyre individual?!!
Edhe pse nuk jam ndonjë ekspert i mirëfilltë psiko-analitik i kësaj fushe profesionale, në vazhdim të hulumtimit dhe përsiatjes sime kureshtare rreth kësaj dukurie tejet të përhapur në praktikat individuale dhe grupore të politikës dhe politika/bërjes këtu tek ne në përgjithësi, hasa në diçka shumë interesante që nuk e kisha ditur më parë: në këtë drejtim, po na ekzistuaka edhe një shkencë e veçantë si nëndegë e psikologjisë hulumtuese, e quajtur “PENEROLOGJIA”?! Për ata që nuk e dinë, “Penerologjia” është emri për një dege të re të shkencës së psikologjisë që merret me studimin e fenomenit të së KEQES në përgjithësi, por edhe asaj në politikë, në veçanti.
Meqë,siç thashë dhe më parë se nuk jam ekspert i kësaj fushe profesionale, në vazhdim me qëllim nuk do t’i hyja më detalisht analizës krahasuese të kësaj lëmije shkencore dhe rasteve konkrete nga politika shqiptare ne Maqedoni, por atë që me plotë gojë e them si parim, dhe do ta përsëris edhe shumë herë tjera, është se URTËSIA si vlerë, dallon shumë prej mençurisë akademike të arritur me “diplomë”! MENÇURIA është intelekti që mund të dëshmohet edhe me “letër”, ndërsa URTËSIA – është inteligjenca, shkathtësi operacionale mentale që dëshmohet vetëm me vepra; dy vlera këto të kundërta në mes vete të cilat gjithsesi duhet t’i posedoj një njeri i arsimuar. E veçanërisht një politikan që pretendon të jetë lidership. E para, në vete ngërthen dijen dhe mendjen, ndërsa e dyta, e pasuron atë me nivel të lartë të ngritjes shpirtërore (morale) .
Pa evitueshëm, këtë zbulim, një ditë ia tregova edhe mikut tim të çdoditshëm të kafeve të mëngjesit dhe “thashethemeve” ditore. Posa më dëgjoj me vëmendje, edhe këtë herë e bëri interpretimin si gjithnjë me atë stil të vetin karakteristik hokatar. Në fakt, nuk komentoj asgjë drejtpërdrejt, por e thuri përgjigjen me një barsoletë figurative domethënëse me të cilën edhe unë do ta përfundoj këtë artikull ndoshta pak sa më specifik:
- “Një ditë një torollak e kishte çuar radioaparatin e vet te mjeshtri për riparim. Kur mjeshtri e pyet se çfarë prishje ka radioja, ai iu ishte përgjigjur: - “Kohën e fundit gjithnjë po ma tregon orën me 10 minuta përpara”. Po e kupton, apo? Në vend se ta kërkoj gabimin dhe ta rregulloj orën që ecën përpara, ai shkon te mjeshtri ta ndreq radion?! Andaj, për ta tejkalua këtë gjendje të përgjithshme morale dhe shoqërore- politike që e kemi, a thua ne duhet të kërkojmë riparimin e vendit tone, apo të politikanëve në pushtet që e udhëheqin atë...?!!”