Politika “vërtet është art i së mundshmes”, por nuk është diçka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siç vlerësohet nga makiavelistët e djeshëm a të sotshëm.
Duke e pasur parasysh mendimin e shumicës së njerëzve tanë për politikën, të cilët kryesisht kanë shpjegim të gabuar, gjithnjë si diçka të keqe, si diçka shtypëse, diçka si gënjeshtër e mashtrim, nga e cila vijnë vetëm të këqija e ligësi të ndryshme, sigurisht që edhe kjo është pjesë e politikës, por domosdo ana më e errët e saj që për autorësi kanë kretinizmin, por njerëzimi gjatë shekujve ka pasur, ka dhe do të këtë mundësinë të shohë edhe anën e mirë të saj – idealizmin, drejtësinë e përkushtimin për një jetë më të mirë për njeriun. Prandaj, jo më kot thuhet: “Mos të ishte nata, nuk do t’i dihej kimeti ditës”. Konsideroj se ia vlen që për njeriun tonë të bëjmë një shpjegim të mbështetur në arritjet shkencore që vijnë nga antika deri në ditët tona, sigurisht që as sot e kësaj dite, si në opinionin e gjerë, si në atë shkencor, nuk kemi mendim të unifikuar për politikën si filozofi dhe shkencë.
Themelet e kësaj shkence janë vendosur në Greqinë antike nga Sokrati, Platoni e sidomos nga Aristoteli, i cili politikën e ka konceptuar si një veprimtari ku njerëzit në mënyrë të organizuar përpiqen t’i bashkojnë energjitë e tyre pozitive për të krijuar një qeverisje të mirë për të gjithë anëtarët e një shteti (polisi). Këta të tre, ishin ajo treshja e madhe e mendimit njerëzor, që filozofinë politike nga hyjnizimi qiellor e zbriten në tokë, aty ku njeriu e kishte dhe e ka fuqinë e tij reale. Gjatë historisë, por edhe në kohën tonë vazhdojnë të ekzistojnë përkufizime të ndryshme për politikën, përveç atyre që thamë më lart, politika përkufizohet edhe si: ushtrim i pushtetit shtetëror, i autoritetit, i vendimeve të përbashkëta e transparente, ushtrim në ndarjen e burimeve ekzistuese dhe kjo do të ishte një qeverisje e mirë. Qeverisje të mirë ka aty ku përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike merren vesh në caktimin e normave ligjore, për respektimin e procedurave demokratike. Kudo ku shkelen procedurat demokratike, pak apo shumë, aty mungojnë demokracia dhe qeverisja e mirë. Politikën duhet parë si një veprimtari konfliktesh dhe bashkëveprimesh për interesa të përbashkëta apo të ndryshme. Për ambientin tonë ia vlen ta trajtojmë politikën si: qeverisje të mirë, si qasje publike, si konsensus dhe kompromis, si pushtet dhe shpërndarje të të mirave materiale. Për faktin se këto çështje zgjojnë dhe kanë një interes të veçantë për njeriun tonë. Për këto çështje është shkruar shumë në literaturën politike, një trajtim të veçantë kësaj teme i ka bërë autori Andrevv Heyvvood në veprën enciklopedike “Politika”. Sigurisht që sa herë të flitet për politikën është vështirë të ndahet kjo nga filozofia politike dhe nga demokracia, sepse të gjitha këto fillet i kanë te: filozofia, demokracia dhe te polisi grek.
Në të gjitha kohërat, mendimtarë të ndryshëm janë përpjekur që politikës t’ia lënë terrenin realist dhe idealist. M. Blunçli thotë se: “Dy parimet (realist e idealist), janë të drejta, kur plotësojnë njëri-tjetrin dhe të gabuara, kur veçohen nga njëri-tjetri”. Ndërsa njerëzit e zakonshëm shpesh mund të ndahen në tri e më shumë grupe. Disa politikën e shohin si mashtrim e gënjeshtër, si diçka të ligë, që nuk ia vlen të merresh me të, disa të tjerë e shohin si burim të luftërave e të konflikteve të ndryshme, disa të tjerë e shohin si krijuese të paqes dhe natyrisht disa të tjerë idealistë, e në ndonjë rast mund të shkojë deri në ekstremin nacionalist. Në shumë raste politika ka ditur të jetë: ”oportunizëm, përfitim dhe dhunë”, thotë Kroçe. Këtë e kemi parë më se miri midis dy luftërave botërore, ndonëse as në atë kohë nuk ka munguar “pakica intelektuale, rebele dhe jokonformiste”, sigurisht që kjo pakicë nuk mungon as sot. Ndërsa Giovanni Sartori në librin: “Edhe një herë për teorinë e demokracisë”, shkruan: ”... ai që e harron politikën-luftë, nuk mund ta çmojë politikën-paqe”. Se “çka është politika”, janë dhënë shumë mendime e përkufizime, por më duket se mendimin më racional e jep Giovanni Sartori në librin e përmendur, kur thotë: “Mendja racionale interesohet për shtetin dhe jo për qeverinë - dhe aq më pak për qeveritë – sepse këto të fundit janë të paqëndrueshme ... ndërsa shteti është një strukturë e qëndrueshme”.
Edhe trajtimin e politikës si çështje publike mund ta kërkojmë nga Aristoteli, i cili në veprën e tij :”Politika”, thotë se: “Njeriu nga natyra është kafshë politike”, me çka mund të nënkuptohet se “njeriu mund të jetojë mirë vetëm në një bashkësi politike” të organizuar mirë, mbi bazën e ligjeve dhe të parimeve të përcaktuara mirë ndërmjet njerëzve që kanë përgjegjësi politike e publike. Në kohën moderne lypset bërë dallimin midis asaj që është jetë “publike” dhe asaj që është “vetjake”. Dhe politika si shkencë e ka bërë këtë. I gjithë aparati shtetëror (legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori, prokuroria, ushtria, policia etj.), janë sferë publike, meqë edhe paguhen nga paraja publike, pra nga paratë e tatimpaguesve. Ndërsa, “vetjake” ose private janë: shoqëria civile, familja, bizneset vetjake, sindikatat, klubet e ndryshme etj., që nuk financohen nga publiku, janë “vetjake”, pra gjithçka që është krijuar për t’i shërbyer vetvetes e jo shoqërisë, është vetjake. Politika publike nga shkencëtarë të ndryshëm është trajtuar si “forma më e rëndësishme e veprimtarisë njerëzorë” (Hannah Arent), ndërsa sipas Rousseau-t “vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë e të vazhdueshme të të gjithë qytetarëve në jetën politike mund të drejtohet shteti nga e mira e përgjithshme”. Për liberalët kjo është një formë e ndërhyrjeve të padëshirueshme, ata parapëlqejnë shoqërinë civile përpara shtetit.
Politika nga shumë teoricienë shikohet si kompromis dhe konsensus, por politika si shkencë ka njohur dhe forma të tjera të veprimeve politike, p.sh. Lenini thoshte se edhe “lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera”. Natyrisht që lufta ka qenë dhe mbetet zgjedhja më e keqe e politikës, por politika si shkencë e parasheh edhe luftën si zgjidhje politike. Konsensusi është forma më e arrirë e politikës, por vështirë i arritur, ndërsa kompromisi shpesh është formë e dhimbshme për palët, por këtë formë të politikës e kanë njohur dhe formacionet më revolucionare të botës, ndërsa luftërat me gjithë rezultatet tragjike të tyre, përsëri duhet t’u nënshtrohen kompromiseve politike. Edhe historia jonë më e re politike e konfirmon ketë, por jo vetëm kjo. Kompromisi, por jo komprometimi, është vlerë e politikës së përbotshme ose se paku kjo është karota që u jepet atyre që bëjnë kompromise. Pra, filozofë dhe teoricienë, nga antika janë përpjekur të shpjegojnë si duhej të ishte qeverisja e mirë, por janë liderët politikë ata që duhet të vendosin qeverisjen e mirë. Ndoshta kjo që u tha korrespondon me thënien e njohur të Marksit: “Filozofët nuk kanë bërë tjetër veçse e kanë shpjeguar botën në mënyra të ndryshme, por puna është që të ndryshohet ajo” (teza e 11-të e Fojerbahut). Në botën shqiptare, nëse jo edhe përtej saj, duhet të ndryshohet qeverisja për të mirën e qytetarëve të kësaj hapësire.
Të përfundojmë, politika “vërtet është art i së mundshmes”, por nuk është diçka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siç vlerësohet nga makiavelistët e djeshëm a të sotshëm. Politika është diçka midis “reales dhe ideales”, pra nuk është as krejt ferr e as krejt parajsë. “Politikani i mirë, thotë Sartori, e di se idetë janë forcë dhe idealet janë armë”, pa të cilat s’bëhet politika. Politika është një domosdoshmëri që shoqëria njerëzore nuk bën dot pa të, sepse demokracia nuk funksionon pa filozofinë dhe pa teorinë politike ose pa politikën si shkencë. Politika si shkencë, si çdo shkencë tjetër, është krijuar nga mendjet e ndritura të shekujve për të qenë në shërbim të njeriut, por, po kjo shkencë nuk ka arritur ta pengojë antinjeriun për ta shfrytëzuar atë për qëllimet e tij meskine. A nuk i shfrytëzuan arritjet e shkencës sulmuesit e Kullave Binjake më 11 shtator 2001?!

JAKUP KRASNIQI
AUTORI ËSHTË KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS