Translate

Reklama

Friday, January 18, 2013

DUKE TROKITUR NË DERË TË FERRIT

BESOMENI
Besomeni per cka ju betohem
Se ishte vetem kori i qenve te terbuar
Qe vraponin me shekuj
Qysh ne ditet e foshnjerise
Bertitnin me mijera gjuhe
Anekend ketij planeti te qelbur
Si xhentelmene me **** te fryera
Qe zbulojne ndergjegjen e tyre
E urdherojne me kengen tone
Kengen qe degjohet ne sheshin qendror
Me denesje plakash ne gjendje te dehur
Larg vendtakimit te humbur me vite
Pa i cakeruar gotat e ahengut
Birra u ngrohet ngadale ne shishe
Ndersa shperthimi i vrullit te akumuluar afrohet
Cdonjerit do t`i numerohen oret e nates se fndit
Te varura ne qafesi myshqe e alga
E bythesite do t`i kemi deshmitare
Besomeni per cka ju betohem
Besomeni besomeni
REBELI I HESHTUR

Perpiqem t`u jap fund dhimbjeve
Dhimbjeve qe me nxoren gjalle
nga ky labirinth i pagezuar jete
e me futen ne kohe te humbura
te qendroja perballe meje
ne ca rruge te padukshme
perballe murit te gjalle
ku te munduarit bredhin zbathur
e une perseri desha t`u jap fund dhimbjeve
se s`ishte burg ai qiell dhimbjesh
derisa kohet e qeta kishin vdekur
duke u bere lutje hipikash vargonjve
qe mbajne vetem draftew ne duar te tyre
e une si t`ju rrefej valle me mire
kalbesirat do t`kendojne kengen time
pa turp dhe pa droje
aq embelsisht saqe
dhimbja e shkrete do te harohej per nje kohe
FUNDI I KOHES SE FTOHTE
Po shkruaj me gjakun e zemres sime
Per njerezit c`njerezor te kohes sone
Per bushtrat e kenaqura
Qe lepijne zuzat e veta
E zoti s`don ti vrase ata
Ata qe intrigojne te mendosh rrejshem
Nga fotot e gazetes se kaluar
Ndoshta pse lene fragmente lufte
Apo vetem kufoma prapa
Ku ta di une kaos
Ndersa teritoret e lira qeshin me ironi
Ku njyra eshte e zeze
Dhe pikellimi i buzeqesh mashtrimit
Flijues per te ardhemen e lire
Vetem pa miq dhe pa shoke
Duke bertiturprapa shpine
Derisa qielli e toka te copetohen
E te therrmohen krejt
Mbi tufa kujtimesdhe kengesh
Qe s`harohen aq lehte ne zemer te lidhur
E te flas fjale te pathena asnjehere
Fj ale qe deshirojme ti degjojme


Endesi I Botes
Dëgjohet shushuritja e ujit të kulluar
Mes pejsazhit të ngrirë
Mpleksur nga mendimet shekullore
Të rreve të trazuara
Nga vala lozonjare që vjell katran
Në dhomën tënde që shkrihet
Si udhëtar i një bote tjetër
Në domosdoshmërinë e gjallëruar
Pritëse të dyshimit
LAJ TURPIN E KOHËS ME KLITHJE DASHURIE

Më zuri shekulli me librin tënd në duar
Tek përdridhet tymi i idhët i duhanit
Fejtoni vjell të zitë e ullirit
E ty të zunë duke bërë striptiz
Mbi syprinën e sheshit të unazës
Që vallëzonin turpin e kohës
Ngjizur me klithje dashurie
Befasuar nga heshtja misterioze
Në ditët e tretura të shpirtit

RRUGËT E QYTETIT TË SHUAR
Vij e hyj por jashta s`di të dal
Si në përallën e dashur
Me sy të shkruar që vështirë i dallohen lotët
M`i lidh plagët të nëntat
Shuplakë e rrokullisur margaritari
Dhe fillon koha e varrit
Lëkurë gjrpërinjshë të varura
Në hyrje të arenës shpëtimtare
Rruajtur nga Zoti që shëtit
Rrugëve të qytetit të shuar

SHEKULLI I INSEKTEVE
Në maje të gishtërinjëve
Më vjen kujtesa
Plagë e skalitur nga ndërgjegja
Kureshtje kohe mizore
Dalur si kalli gruri bosh
Shekullit të insekteve
Në stinë të akullta
Me ethe dasmorësh të agimit
Që numëron jetërat tona
Si brinjët e viteve të njoma
TASH ASGJË NUK FLET

Me gojë bilbili të hakëruar
Që vazhdimisht akuzon
Notin e erërave të lulëzuara
Horizonteve të koqërremta
E syrri i vdekur
Përpiqet të ndërpresë
Trurin e praruar
Bartës të vdekjes
Ndjellëse e heshtjes
Së qiellit thumbues

TREGOVE VEHTEN TËNDE
Nga toka e zotërave të mallkuar
Ku s`kalon as dreri as qeni
Preke me duar të shëmtuara
Sheshin e qytetit të humbur
Tregove vehten tënde
Me rroba të kristalta
Sikur udhëtar i botës së amshuar
Në ftohtësinë e valëve të liqenit
Gjykuar nga rretë e zeza
Vërdallë që shkonin

AMANETET E LODHURA
Heronjtë kërkojnë vdekjen që reprizohet
Pas gëzimit të ahengut dehës
Që rrëshqet si ngjalë në jetën time
Të lodhur nga amanetet
Derisa kam ndjenja poeti
Me forcë veniten e vdesin
Kjo s`ka dyshim
Po mbresë të krijon në zemër
E s`të kujtohet asgjë më tutje

ENDEM RRUGËVE I HUTUAR
Si barkë e vetmuar mbi kurriz deti
Hapi ndjek hapin
Nëpër ëndërr të bjondinës
Unë përsëri hapëroj i qetë
Drejt gjurmëve të së Bukurës së Dheut
Ndjekur nga Orët e liga
Që rrëfejnë për dashurinë në ethe
Ndërsa natës i rrjedhin pika loti
Korse unë mbetem në rrugët
E ngrehisë së natës i hutuar

ËNDËRRA EVJETËR
Ëndërra ime e vjetër
Fushë e një tablloje
Me ngjyrë të kishtarit të mjerë
Ec e s`arrin askund
Ajo s`ka mbaruar
Po vazhdon
FYTYRAT VETËM KËRKOJNË VARRE

Natën në bregun e paturpshëm
Përkulur mbi retë e lodhura
Që pikojnë pika loti të fyera rëndë
Për një puthje pulskuese
Pa e gëzuar jetën me ëndërra
Dhe pa pyetur më për zgjimin e shpresës

HEDH SYTË NGA VETVETJA
Shoh lumin vdekjeprurës të zgjeruar
I afrohet kokës sime
Si hije pa shpirt e lindjes së këngës
Së gruas që s`i do lulet
E kohës me fuqi çmendëse
Ngris dorën që ta thyej lirimin e vetes
Nga fluturimi i viteve
Gozhduar në besë ferri
Por s`mundem

HOMOSAPIENSI KRENAR
Kur freskia e natës
Të thotë lamtumirë
N`hapësirë të kufomës së tretur
Që pëlcet përbrenda
Me klithje aprovimi
Mbulon vargjet
Me oshëtima trmbëse
Të kohës së zhveshur nga mëkati

IKJA NGA LIRIA
Puhija vjeshtore ndihej
E zemra e përplasur në ëndërra
Lëkundte degët e drunjtve të varfëruar
Para pafundësive të universit
Të trumcakëve që fluturojnë
Ndër tokat dhe ishujt e dëshirës
Në mes melodisë së hollë të kohës
E unë po iki nga liria e shpirtit
Në drejtim të manthit vdekjeprurës
Si imshtak ligaç i pamoral
Në myzhdën e dimrit të vonuar

IMAZHI ARTISTIK
Radioja ekzekutonte muzikë të përmortshme
Me gojë të fëlliqur nga koha e ligë
Që do viktima të murrosura
Në kujtesën e ditëve të vona
Pasqyrim imediat i imazhit tënd
Zorrëshpues i melodisë së përvajshme

S`ËSHTË KOHË BRNGE KJO
Fshati s`po më pëlqen si dikur
As më tepër edhe qyteti
Gjithçka u fundos në atë luginë vitesh
Do të lë mjekërr dhe flokë të gjata
E me kokë nën sqetull të bredh
Që dritë territ t`i hedh
Dhe me frikën e Zotit
Të endem në fundin e kënetës së verbërt
Sepse s`është kohë brenge kjo jo
E nëse është nuk e mjeron aspak
Ndjenjën time të ndryshkur

AGONIA E VDEKJES
Dikush vjen me këmbë të mallkuara
Bredh këndej me pishtar në dorë
Dhe pengon pëshpëritjen e të dashurës
Kjo i ndodh shpeshherë njeriut
Kur është në agoninë e vdekjes
Që pushtohet nga një frigë e madhe
E të fton përpara vdekjes dhe shikon fundin
Që e vulos me një puthje legjitime
E vdekjes dhe gjumit të përjetshëm

DËNIMI I CUNGUAR
Çdo gjë ka rrënë poshtë
Është përmbysur krejt
Pas kataklizmave e luftërave
Në fillim të dimrit të cunguar
Të mbetur torzo pa duar e këmbë
Që pushton male betejash të pambaruara
Drejt lumit të rrudhur të shpejtë por pa ujë
E lotët përzihen me shiun e mbrëmjes
Në thellësinë e luginave të barit
Ku gjendet tyta e letërshkrimit

HERROI I DHEMBJES
Dëgjohet ulurima dhe rrëzimi i sorkadhes
Mbi kroin e pastër ku merimangat tjerin
Skëterë ndërsa
Poetët shikimmpirë shkruajnë poezi
Për fundin e natës së gjatë
Ku koha rri në pranga varrur
E herroi i dhembjes zgjuar

MËSO MES FJALËSH
Mes dhimbjesh
Fare të pakuptimta
Të një mizantropi të realtë
Një tullë në murre
Vërtetë po shtohet

NATA E SHENJTË
Ëndërat e vuajtjeve të mija
Që digjen shpatijeve të kuqëremta
Dhe plagosin zemra vajzash
Të shaluara në atin e zi
Për një puthje të pambaruar
Tretëse për t`iu përtrirë
Si fjolla bore në pranverën
Plehëruese të natës së shenjtë
Ulur këmbëkryq në ballë
Të valles së zogjëve të përgjumur

NË PRAG TË SHEKULLIT TË RI
Dërgoje ëndërren homogjene
Në agoninë e vdekjes
Agliçeve të pranverës bjonde
Pragut të shekullit pasues
Që kundërmon erë gjaku e toke
Nga mitropoli mizantrop i kohës
Njollosëse të sihariqit njerëzorë

POEZI E PAPËRFUNDUAR
Mesdita më është bërë mesnatë
E mesnata mesditë
E cila i ka ndezur pishat
Në duar të demonëve
Ndërsa unë po ofshaj
Më mirë se çdokush tjetër
Dhe Ju më keni dëgjuar dhe po më dëgjoni
Plagët e mia mund t`ju bien në sy
Ose mund të mos ju bien
Kjo s`ka rëndësi
Sepse unë ndjej vetëm tingëllima këmbësh
Mbi lëkurë dhe urrinë demonësh
Ndërsa unë verbohem e shurdhohem
Dhe nuk mendoj për asgjë
I prek plagët e pambyllura
Të trupit tim tash të ftohtë
Frymëmarrja po më lëshon të vdes
E Ju nuk do t`a dëgjoni
Zhurmën e dhënies së shpirtit
Sepse unë kaherë kam vdekur
Dhe kështu i vdekur po shkruaj
Në vargje të gjata e të papërfunduara

PRITËSI I TRAGJEDIVE TË ËNDËRRAVE
Puhija e natës verore hynte
Me aromën e gjetheve
Që kumbonin thellë në zemrën time
Dëgjova një zë të mekur
Mi shtrëngoi duart
Në faqe ndjeva të puthurat e saja
Sytë m`u mbyllën të përlotur
E shikoja po i dorëzohem
Dashurisë së vogëlushes
Jo unë s`jam nisur drejt teje
Në shtratin e brengës sate
Sepse unë jam poet me kokë të ngrirë
Pa vetëdije por me dhembje
Dhe
Pres tragjedinë e ëndërrave moderne

po rritem, kam frike...
ke te varros nga dhimbjet e mija
ne dhimbjet e tij...
percese ti varros te ne sy...
po syri cfare iu ben ketyre...iu merr te keqen.
po hap varret e shpirtit...
kur ti kem gati do te vij ti paloj, pale pale
duke u sheruar ai, e duke vdekur ato..dhimbjet
sa te bukura i paska dhimbjet...
sa te forta....

NEC SPE NEC METU
(as me shprese , as me frike)

e atehere shkuam tek anija
cdo te vdekuri i zbrazem pije
u beme shume lutje kokave te zbehta
ende duke bartur arme te pergjakura
ku secili bllok i lastruar puthitet
atehere virgjiresha e pranoi njoftimin
e ndryshkur me mjeshteri nga kurvat
kurse kufomat ishin shtruar per gosti
pas shtate liqeneve sipas urdherit
e keto vargje prej atje vijne
i bart era si fenere dhe i pengojne te riut
t`i shfaqe dashuri te dashures
te pakten para gjumit te gjate
ndersa ajo plaka atje qeshet 
hingellon
e bushtra leviz bishtin si gjithmone

Te duash
Mes flakes e ujit 
Te duash eshte 
Mes flakes e ujit 
Te duash eshte te harrosh veten 
mes kenaqesise e gjumit 
te duash eshte te enderrosh 
ndoshta vone shume vone 
te duash eshte te flasesh me shpirt 
enderrta tona u bashkuan
te duash eshte te vuash 
atje thelle apo atje siper 
te mos duash 
Atje thelle si rrenje
Gjithmone do vuash 
atje siper si dege 
nga e njejta ere lekundur 
e eger, e dashur , ishe mes ujit e flakes

TIRANIA E GENJESHTRES SE PERSERITUR
Une nuk lotoj vogelushja ime
Shi bie nga rrete e zeza
Shkundin themelet e shtepise sone
Une nuk ofshaj vogelushja ime
Nen kembet e kohes sone
I ngordhur ra ,ai korbi
E une se luaj vendin prej ketu
Vogelushja ime e dashur
E verteta e thjeshte mbetet ne histori
Dhe vijon me predestinimin nga prapesite
te modifikuara ne diagonale tjera
me triumfatore genjeshtare
qe takohen vetem me vetveten
e nuk shohin plaget qe pikojne gjak
po pikojne gjak dhe prish faren e tyre
sa keq
NJE KRONILOGJI
Njemije vjet qent e zinje
Talleshin me kacubat e egra
Dhe vjellnin semundjen e leprozes
Ne kohe t`Adamit me shall
Qe gelltit traumat e kohes
Ne pike te kesaj nate pa yje
Ku toka rruan lageshtine
E hija e flatrave te korbit
Shkund bjeshjet nga bora
Ngarkuar me shekuj acari
Ata perseri shetisin shtepi ne shtepi
Nuk mund t`u themi MOS
Se zeri shumezohet e pastaj
Trupi i vizatuar i bajlozit
Del na deti anonim i egersuar
Dhe nuk frikesohet aspak
Se sa na perket neve
Tashti e dime shume mire
Se mollet kur piqen bien
Prane embrionit te kurtizanes
Se pafajshme me trendafil te zi ne koke
Cfare kronologjie
ELEGJI PER TRAGJEDITE QE S`DUKEN

Dhe ata te vdekurit tane
Na mbajne per krahu te gjoret
S`dine te hyjne ne kokat tona
Pas hekurave te burgut te hapur
Qe levizin si plaget e mija te haruara
Per profilin tuaj tash me te ndryshkur
E te denuar per lumturine e rrejshme
Zbukuruar nga gabimet tona
Duke sakrifikuar ne shekuj dicka me te shtrejte
Oh c`zgenjim provokues pa faj per kafkat
Mallkuese qe ecin aq larg me barren
Sikur shpirt i hapur qe zvaritet
Rrugeve te bukura te qytetit me tete hove
Ngjarjesh te ngurta qe hane ndere grash
Pastaj ikin dhe bashkohen per te nisur
Beteja te reja per ndonje fitore
Te mesjetes se vrare nga statujat
E mbushura me kriminele te kapur
Koridoreve te drunjve te kalbur qe treten
Varur pafund nga kembet e
Prostitutave lakuriq qe shetisin
Ne kohe tragjedish qe s`duken
Per te gozhduar ne kryq
Aty ku protestoj per nje gje te kote
Ngaqe s`thyej dot prangat shekullore
Dhe
Une hutohem dhe flas percarte si rrober i lire
O zot!!!
POST SKRIPTUM
Degjohen klithje nga fundi i humneres
E ndieshme behet frika
Mbase me kane zgjedhur mua
Te pagezoj kriminelin modern
Ose rastesisht ndodha aty
Ku s`kalojne kalimtaret e hareses
Qe rrezojne dhe permbysin statuja
Me percmim te lind nje jete e re
Kursyer nga armiqte me te medhej
Mirepo keto vizione te paraqitura
Te mbyllin ne retinen e syrit te qelte
Humbur ne horizontet e panjohura
Te pejsazhit te verdhe te ferrit
Apo ne te carat e murrit te dhembjeve
Ku eshte shenuar frika nga vetmia
PERFUNDIMI I POEZISE
Tej vdekjes nuk dija
Se shkronjat do te mund
T’i mblidhja ne fjale
E mes tyre ju te gjenit
Nje kuptim
Kjo arritje perfundon 
Misionin tim
Ku do te shkoj une pas kesaj,
Apo jo, pyetje e kote
Se vetem shpirti
Do te mund te lundertoje
Ne kalvaret e endrrave
Pranverore a vjeshtore
Pak rendesi ka,
E at’here trupi im i vdekur
Balten e tokes
Do ta kete pasuruar
Gjaku im i shuar 
Do t’i mungoje femijes tim
Te palindur
Une do te jem mbi ju 
si nje drite e padukshme
E ju mbi mua si 
Rendesa te pashqitshme.
****S****

do te mund te isha ti
po te doja edhe pse desha
por kuren e kures s`me erdhi ajo kohe
edhe pse s`pata guxim
ti do te mund te ishe une
po te doje edhe pse deshe
por kuren e kures s`te erdhi ajo kohe
edhe pse s`pate guxim
MIKES

S`guxoni te besoni se ditet shkojne
Shkojne edhe netet bashke me ta
E femijet thyejne dyer hekuri
Mbeshtesin kokat n`varre qensh
Ne periferi te qytetit tone te enderave
E na sinjalizojne fishkellimin trishtues
E na percaktojne lirine e nendheshme
Ndaj vigjelo kur drita ne terr ndizet
Se vetem keshtu do pushtosh te miren
Sikur ata qe vdiqen ne shkretetire
N`ato vise te errta me pluhur t`kalbur
Atyre nuk u duhet frymemarja jote e ngrohte
Por dhembja e zverdhur ngadale
Nga ditari yne i perbashket