Gjendja në Shqipëri paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Ndërkohë që shqiptarët janë në izolim, shumë kanë mbetur papunë dhe kanë pak kursime për ta kaluar këtë gjë. Disa ndoshta nuk kanë fare kursime, për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.
Në qytete si Vlora, Korça dhe Elbasani shumë qytetarë thonë se e kanë të pamundur pasi kanë mbetur pa punë dhe nuk kanë as kursime.
Edhe pse në Vlorë ka pasur reshje shiu, shumë qytetarë kanë shkruar pranë zyrave të bashkisë në Vlorë dhe kanë kërkuar ndihma. Një grua ka thënë për ‘ora news’:
Jam pa bukë fare, unë mbledh kanaçe.Edhe në Korçë në zyrat e postës kishte radhë të gjata, ku qytetarët kërkonin vetëm një gjë ndihma.
Kujtojmë këtu se edhe pse shqiptarët janë në ditë të vështira kryeministri Edi Rama tha se faturat e dritave do të paguhen një më një. Nëse kjo nuk ndodh do të priten./JOQ