Një pacient 31-vjeçar që vdiq sot në mëngjes në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup është viktima më e re e koronavirusit në vend.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce, pacienti kishte një gjendje të rëndë klinike, ishte intubuar dhe ishte vendosur në respirator për frymëmarrje, por vdiq herët në mëngjes.
Sipas tij, 31 vjeçari ka qenë obez dhe për shkak të kësaj mund edhe të kishte ndodhur komplikimi me pasojë fatale.
Nërkaq viktima e dytë është 91 vjeç.
Numri i të infektuarve të gjatë 24 orëve të fundit është 16. Kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID 19 në vend është 257.
Aktualisht nuk ka persona të tjerë në respiratorë. Nesër,pas daljes së rezultateve të dyta, kuptohet nëse janë negative, në trajtim në shtëpi mund të lirohen 7 pacientë.