Në këto ditë kur qytetarët po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit, në qytetin e Suharekës është gjetur zgjidhja për të shërbyer me kafe, madje edhe në një mënyrë mjaft interesante.
Kafja aty po shërbehet me dron.
Valon Gashi i ka realizuar edhe një video tërë kësaj, ku shihet kafja që po shpërndahet me dron.
Kujtojmë që izolimi në Kosovë erdhi si vendim pas shpërthimit të Koronavirusit në vendin tonë, ku deri më tani numri ka arritur në 91, me dy të shëruar dhe një të vdekur.