Koronavirusi i ri u përhap edhe në dhjetë vende të Afrikës, ku janë infektuar 2.650 njerëz, prej të cilëve 49 vdiqën, kumtoi OBSH.
“OBSH është e gatshme t’i mbështesë të gjitha shtetet në luftën kundër virusit”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Tedros Ad’hanom Gebrejesus.
Ai shtoi se shtetet me sistem shëndetësor më të dobët duhet në mënyrë agresive të veprojnë për ta zbuluar përhapjen në fazën fillestare dhe të parandalojnë transmision lokal të koronavirusit.