Interneti ka filluar të ngadalësohet për shkak të kërkesave të larta pasi gjithnjë e më shumë njerëzit nuk shkojnë në zyre, universitet apo në shkollë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
E tani shumë prej tyre punojnë apo mësojnë prej shtëpisë, e që gjithashtu janë në kërkim të argëtimit përmes platformave online të transmetimit
Megjithatë, deri më tani, ofruesit thonë se janë duke i plotësuar kërkesat për internet.
Por, ajo çfarë i shqetëson ofruesit e internetit është rreziku që iu kanoset punëtorëve të tyre nga koronavirusi, që mund të ndikojë rënien e internetit.
“Një shqetësim i madh për ofruesit e shërbimit të internetit do të jetë nëse stafi i tyre preket nga koronavirusi dhe të mos jenë në gjendje të mirëmbajnë rrjetin”, thotë Mark Johnson për WRAL TechWire, një veteran i industrisë së internetit që tani udhëheq shërbimet teknologjike në UNC-Chapel Hill, si asistent – zëvendës kancelar i Teknologjive të Komunikimit.
Megjithatë, ai nuk pret që të ketë rënie të plotë.