Prej momentit kur ka ndodhur shpërthimi i pandemisë së Koroavirusit në botë, video të shumta qarkullojnë.
Në to shfaqen persona të infektuar që pështyjnë butonat e ashensorëve ose facoletat e xhepit dhe me to lyejnë shtyllat ku mbahen njerëz në autobusë ose në tramvaje.
Një video është bërë publike së fundmi në Londër. Pamjet janë filmuar nga kamera e shtëpisë së një personi i cili teksa tregon videon e shpjegon atë.
Në video duket qartë një person i cili mban kapuç dhe del në orët e vona të natës.
Ai pështyn dorën dhe më pas me të prek dorezat e makivave. Duket si mënyrë e qëllimshme për të infektuar edhe persona të tjerë.
Këtë veprim e ka bërë edhe me makinën e burrit që ka filmuar videon në oborrin e shtëpisë së tij në Londër./JOQ