Translate

Reklama

Friday, March 27, 2020

Covid-19, Italia me numrin më të madh të viktimave në botë



Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë numrin më të madh të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë Spanja radhitet si vendi i parë në botë për raste të reja në 24 orët e fundit.

 Sipas statistikave, në Spanjë janë evidentuar 6270 raste të reja, ndërsa në Gjermani 3500. Spanja mban primatin edhe për numrin e viktimave.

500 viktima të reja janë regjistruar për 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4900 viktima.

Pas SHBA-ve radhitet Kina me 82 mijë të infektuar dhe më pas Italia me 80 mijë raste.

Për 1 muaj prej kur pandemia përfshiu 199 vende të botës, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 550 mijë raste, rreth 126 mijë janë shëruar ndërsa numri total i vdekjeve ka arritur në 25.500.

Në vendet e rajonit, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Greqi. Afro 900 janë prekur nga virusi, ndërsa autoritetet kanë njoftuar për 27 viktima.

E dyta radhitet Serbia me rreth 460 të prekur dhe 7 të vdekur, Bullgaria me 267 të prekur dhe 3 të vdekur, Maqedonia e Veriut me 201 të infektuar dhe 3 vdekje, Shqipëria me 186 të infektuar dhe 8 të vdekur, ndërsa Kosova regjistron 86 raste të infektuar, një i shëruar dhe një viktimë.