Translate

Reklama

Thursday, October 13, 2016

ME SHKAS!!!

A shikoni pak se çfarë po ndodh në shoqërinë tonë për të kuptuar se çfarë përmase tragjike ka “Fati Ynë”! Kemi pushtetarë që kanë frikë të imagjinojnë përtej të tashmes. Kanë frikë të imagjinojnë një shoqëri më të lumtur. Kanë frikë të imagjinojnë kapërcimin e njeriut aktual. Dhe çfarë bëjnë? Nga frika e “shkollës” emancipuese, e shesin atë, për një grusht para, që t’ua sigurojnë fëmijëve të tyre pikërisht këtë “shkollë”. Kanë frikë të rrojnë me djersë dhe dinjitet dhe tradhtojnë të dinjitetshmit, që të mos bien në poshtërimin e tyre. Të frikësuar prej të nesërmes, riciklojnë mëkatin zanafillor social, atë të ngriturit të parajsës individuale mbi ferrin kolektiv të të tjerëve.Po a ka rrugëdalje? Po, kjo rrugëdalje qëndron tek besimi se Ne bijtë e shekullit të ri mund t’i marrim frenat e fatit tonë. Nëqoftë se ky fat, është e nesërmja që presim, atëherë le ta bëjmë sot të nesërmen,ta bëjmë, ta ndërtojmë dhe t’i  paraprijmë asaj! Sepse fati nuk vihet ndryshe në kontroll veçse duke krijuar imagjinatë vepruese. “Besomëni, zotat nuk janë aq të pacenueshëm sa ç’vezullojnë” thotë një miku im. I kemi përgjakur dhe kemi guxuar të refuzojmë frikën ndaj tyre duke vënë në pikëpyetje botën e tyre. Ne mundim që t’i demaskojmë ata, para arsyes, interesin e tyre para dashurisë, egoizmin para solidaritetit dhe realitetin para ideve tona. Asgjë nuk është e pamundur. Koha është t’u japim fund besimeve te ata që integrojnë duke fantazuar. Pra, Zoti nuk e ndron gjendjen tonë nëse nuk përpiqemi që vet ta ndrojmë!