Translate

Reklama

Saturday, November 15, 2014

PAPUNËSIA NË VENDIN TONË!!


 Në qendër të këtij shkrimi do te jetë përjetimi i papunësisë në Vendin tonë. Papunësia është një nga dukuritë më të mundimshme dhe aktuale, e pranishme në shumë familje shqiptarësh.Dikush mund të mendojë se nuk ja vlen të merresh me problem që dihen, por trajtimi i dukurive të jetës sociale është pjesë e reflektimeve tim të domosdoshëm.Në çdo rast papunësia vëzhgohet konsiderohet si një vatër e vërtetë problemesh, si një nyje nga e cila lindin probleme  komplekse; jo më kot është thënia se “papunësia është nëna e të gjitha të ligave”. Të jesh i papunë nënkupton të jetosh me ankth të vazh¬dueshëm,të jetosh  me dëshirë vetjake dhe familjare të paplotësuara, me nevoja që rrezikojnë të mos materializohen asnjëherë. Të jesh i papunë nënk¬upton që koha nuk ka asnjë vlerë, sheh sesi izolohesh duke u rrudhur aq shumë në konktakte sociale, kaq tipike për Vendin tonë. Të jesh i papunë do të thotë të humbasësh besimin edhe tek vlerat që mbart për veten, familjen dhe shoqërinë. Papunësinë mund ta përjetosh në disa mënyra, duke qenë në kërkim, duke hequr dorë fare nga kërkimi, duke qenë i punësuar më parë, duke mos qenë asnjëherë i punësuar, etj. Të jesh i papunë dhe në kërkim në vendin tonë do të thotë se si besimi tek vetja fiket ,shuhet, do të thotë se familjes i shtrëngohet jetesa,do të thotë se krenaria yte e materializuar në diplomë,venitet ,dhe nuk të përfaqëson më.Të jesh i papunë dhe ne kërkim do të thotë të shohësh se si çdo përpjekje që bën nuk paska asnjë vlerë nëqoftë se nuk ke referenca politike apo nepotike te duhura. Por, të jesh i papunë dhe në kërkim, pa pasur këto referenca, kjo është tërësisht dëshpëruese sepse do të thotë të mos shpresosh asnjëherë askund.
Ndërkohë të jesh i papunë kur ke njohur punësimin është një përjetim edhe më shkatërrues sepse punësimi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në ruajtjen e vlerave dhe të vlerësimit të njeriut për veten. Edhe kur kushtet e punës nuk janë më të mirat, apo të dëshiruarat, edhe kur puna është monotone e nuk të jep kurrfarë kënaqësie, ajo është sërish shumë e rëndësishme sepse kontribuon në rritjen e besimit tek vetja.
Por,tej këtyre ndjesive, që janë të përgjithshme tek të gjithë të papunët, të jesh i papunë në Vendin tonë do të të duhet të gjesh forcë të posaçme e të përballesh edhe me një mendësinë kolektive që të rrethon. Por këtë shpesh nuk e pohojmë dhe nuk e denoncojmë shoqërisht se jemi të papunë. Prandaj, në Vendin tonë papunësia është një peshë shumë më e madhe pasi një individ i papunë duhet të përjetojë edhe paragjykimin e të qenët i tillë. Madje, shoqëria mban herë-herë edhe një qëndrim kufizues ndaj të papunëve .Ndërkohë hasim shprehje si: “e ç´merresh me atë..ai pa punë është..se mos ka ndonjë punë ai..etj., përforcojnë edhe njëherë këto qëndrime paragjykuese.
Në këto kohërat e fundit, një sërë dukurish devijuese të lidhura edhe me ato të mungesës së referencave, apo të krizës së motivimit dhe të besimit tek institucionet shtetërore, janë kaq të përhapura,sa i ka bërë disa koncepte të kuptueshme nga të gjithë. Papunësia është një ndër to, edhe pse shpërndarja e kësaj dukurie sipas grupmoshave, nivelit të arsimimit, zonave gjeografike, gjinisë etj. është një fushë interesi për studiues të shkencave shoqërore. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës i papunë është çdokush  mbi 15 vjeç dhe që përmbush kushtet e mëposhtme: është i aftë për punë, nuk punon, është i gatshëm për një punë të paguar dhe në kërkim të një vendi pune. Papunësia në Vendin tonë është rritur ndjeshëm veçanërisht me humbjen e vendit të punës nga ana e asaj pjese të popullsisë së punësuar, si dhe me rritjen e ofertës për punë nga ana e asaj pjese të popullsisë që prek moshën ligjore për punësim. Duke shtuar këtu edhe një kategori individësh tashmë më të shkolluar.
Shumë shoqëri studiojnë pasojat e papunësisë dhe hartojnë terapi individuale dhe në grup për tejkalimin e tyre. Nëse do të hidhnim një vështrim të shkurtër mbi shoqëritë evopiano-veriore, pra vendeve shumë të zhvilluara si Finlanda, Norvegjia e Suedia etj. do të vërejmë se papunësia konsiderohet një çështje e gjithë shoqërisë. Është shteti, si organizuesi mbarëshoqëror i cili permes institucioneve sociale që shtrihen në gjithë vendin,e merret me studimin e kërkesave për punë, me karakteristikat e çdo individi, pra krijimin e një baze të saktë të dhënash dhe informimin e vazhdueshëm të subjekteve për t´u punësuar. Ndërkohë këto struktura sociale, hyjnë në studimin edhe të dukurive të tjera sociale duke u shndërruar në amortizatorë të tyre.
Ndërkohë në Vendin tonë, pasojat e papunësisë mbeten vetëm në nivelin e përjetimeve  personale e familjare edhe pse ato shtrihen në shumë nivele të shoqërisë duke u bërë shpesh herë shkak i shumë dukurive devijuese