Historia e hershme
Fillimet e Masonërisë
në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830'. Mendohet gjerësisht
se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare
Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të
rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të
kohës. Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe
madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj
Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça
kishin lozha masonike gjatë viteve 30'. Gjatë periudhës së komunizmit masonët u
shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.
Historia post-komuniste
Me ardhjen e
demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin
2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe
Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror "e para Lozhë Masonike në
vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri
Nr.1". Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj
(mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në
Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel
Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më
vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para
lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë
parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre,
ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj. Gjithsesi
mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në
Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i
vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi
shoqatën "Miqtë e Masonëve". Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese
shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e
bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të
njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të
sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad
Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron
se në fakt ajo është një lozhë masonike.
MASONËT SHQIPTARË:
Lista në vijim është
përpiluar me emra nga interneti, kryesisht të forumeve të ndryshme, dhe faqeve
islamike anti-masonike.
§ Maksim Zotaj-i vetëdeklaruar, Lozha Blu, New
York
§ Neshad Asllani-sipas Saad Gashit
§ Gjergj Kastrioti Skënderbeu-i hamendësuar nga njerëz të ndryshëm si pjesëtar i Illuminatit
§ Jeronim De Rada-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Abdyl Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Sami Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Naim Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Petro Nini Luarasi-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Hoxha Tahsim-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Vaso Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Mit'hat Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Mehmet Ali Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Lasgush Poradeci-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Ismail Qemali-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Nuredin Bej Vlora-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Nikolla Paço-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Faik Konica-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
§ Enver Hoxha-sipas Kastriot Myftarajt