Translate

Reklama

Sunday, March 29, 2020

Ekspertët e shëndetit thonë fjalën e fundit: Blini maska, do të shpëtoni shumë jetë!


Mbajtja apo jo e një maske gjatë periudhës së koronavirusit, po kthehet në një debat mes ekspertësh.

Pas rekomandimit nga SHBA që njerëzit nuk duhet të blejnë apo të mbajnë maska, për shkak se nuk ju mbrojnë dhe se kjo shkakton rrezik për mjekët të cilëve mund t’ju mungojnë, një tjetër rekomandim vjen nga Azia.

Sipas mjekëve në Azi, maska për fytyrën ndoshta nuk na mbron 100 përqind, por ndikon shumë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas mjekut George Gao, i cili punon për qendrën mjekësore në Kinë:
Ky virus transmetohet nga pikëzat e pështymës dhe kontaktit të ngushtë. Ju duhet të mbani një maskë, sepse kur flisni, gjithmonë ka pikëza që dalin nga goja juaj, pra nëse jeni të infektuar rrezikoni të përhapni virusin...
 Një mendim i tillë vjen edhe nga Britania e madhe ku sipas KK Cheng, një ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Birmingham, vendosja e një maske do të ndihmonte shumë, në mos përhapjen e koronavirusit të ri, COVID-19.

Eksperti i shëndetit theksoi se:

Shumë njerëz kanë infeksione asimptomatike ose presimptomatike. Nëse ata përdorin maska për fytyrën, kjo mund të parandalojë pikat që mbartin virusin të shpëtojnë dhe të infektojnë të tjerët.Në vendet e prekura është kërkuar që maskat të përdoren vetëm nga njerëzit e dyshuar se janë të infektuar, për shkak se ka mungesë të tyre, dhe kështu mund të rrezikojnë jetën e mjekëve, të cilët e kanë më të nevojshme përdorimin e tyre.

Burimi: Daily Mail